LAJMI I FUNDIT:

Nga aventura te Ajaxi te shoqëria me Rodrygon dhe pritja që iu bë në Kosovë, rrëfimi i Giovannit: Te Ballkani gjeta një ambient më ndryshe

Nga aventura te Ajaxi te shoqëria me Rodrygon dhe pritja që iu bë në Kosovë, rrëfimi i Giovannit: Te Ballkani gjeta një ambient më ndryshe

Nga Brazili, vendi i shume yjeve qe kanë ndritur skenën e futbollit botëror, në Kosovë kohë më parë zbarkoi Giovanni Ribeiro për të sjellë një frymë të re në kampionatin tonë.

Me ritmet e sambas braziliane dhe talentin e jashtëzakonshëm qe posedon, Giovanni ka filluar t’i bëjë për vete tifozët e Ballkanit me driblimet dhe golat e tij.

Për herë të parë që prej se u bë pjesë e Ballkanit, Giovanni vjen me një rrëfim ekskluziv për Telegrafin duke prekur një sërë temash – që nga fillet e para të karrierës së tij në Brazil, deri tek Ajaxi dhe mikpritja që iu bë në Kosovë.


I pyetur për dallimin mes aventurave të tij të mëparshme në karrierë dhe kësaj tek Ballkani në Kosovë, Giovanni tha se futbollin tonë e karakterizon një stil më ndryshe.

“Është një stil më ndryshe, sepse tek Ajaxi unë po luaja me ekipin e të rinjve ndërsa tani tek Ballkani jam lojtar i ekipit të parë, kështu që është e vështirë për mua të bëj një krahasim. Jam shumë i lumtur tek Ballkani klubi është shumë i mirë”, ka thënë fillimisht Giovanni.

Tutje ai foli për nivelin e Superligës së Kosovës, ndërsa për rivalët deklaroi se nuk i njeh mjaft mirë duke preferuar që të fokusohet vetëm tek Ballkani.

“Liga është një e nivelit shumë të mirë, ne kemi pasur shumë ndeshje të vështira deri më tani, kështu që është shumë mirë për mua që të zhvillohem si lojtar. Nuk e di nuk i njoh shumë mirë (ekipet rivale), është viti im i parë këtu kështu që do të preferoja të fokusohesha vetëm tek Ballkani që ta fitojë kampionatin”.

Në vazhdim 22-vjeçari u shpreh se nuk hezitoi aspak që ta pranojë ofertën e Ballkanit kur kjo mundësi iu prezantua përmes agjentit të tij.

“Në Brazil nuk kisha shumë mundësi për të luajtur kështu që agjenti im më telefonoi dhe më tha se kam shumë mundësi të luaj tek Ballkani dhe se klubi është shumë i mirë, unë vetëm thashë në rregull, le të shkojmë”, deklaroi Ribeiro.

Sa i përket mikpritjes nga bashkëlojtarët, Giovanni e vlerësoi dashurinë që i kanë dhuruar ata që nga dita e parë, derisa tregoi se me kë prej tyre është më i afërt.

“Mikpritja ishte shumë e mirë, të gjithë më pritën me entuziazëm dhe lojtari me të cilin kam më së shumti kontakte është Queven (Inacio) për shkak se edhe ai është brazilian gjithashtu dhe jemi gjithmonë së bashku”.

Pas tetë xhirove të zhvilluara, Giovanni tashmë numëron katër gola me fanellën e Ballkanit, por braziliani u përgjigj me modesti kur u pyet për nivelin e tij.

“Jam i lumtur që po shënojë gola sigurisht, por për nivelin tim, po punoj shumë që të tregojë versionin tim më të mirë. E di se është një përgjegjësi e madhe dhe kjo është arsyeja pse po punojë fortë çdo ditë për të ndihmuar klubin të fitojë ndeshjet”.

Përtej eksperiencës në futbollin kosovar dhe përvojave të tij deri më tani, Giovanni tregon se ai ka raporte të mira me yllin e Real Madridit, Rodrygo Goes.

“Rodrygon e njoh që nga mosha 10-vjeçare gjatë kohës sa isha pjesë e Santosit. Ai është një mik i mirë i imi dhe ne flasim ndonjëherë”.

Për fund, Giovanni tha se e sheh Ballkanin si mundësinë perfektë për të bërë hapin e madh në karrierë dhe të transferohet në një prej ligave më të mëdha evropiane.

“E shoh Ballkanin si skuadrën ideale për të kaluar në Evropë, natyrisht unë ëndërroj që të luajë në një ligë të madhe në Evropë, por e di se për të kaluar në një ligë të madhe, fillimisht duhet të bëjë një punë të mirë këtu tek Ballkani dhe kjo është ajo që po përpiqem të bëjë momentalisht”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori