LAJMI I FUNDIT:

Nga bllokimi i Granit Xhakës te fusha skandaloze, yjet e Zvicrës gjejnë ‘fajtorin’ për humbjen

Nga bllokimi i Granit Xhakës te fusha skandaloze, yjet e Zvicrës gjejnë ‘fajtorin’ për humbjen

Në Leskovc, lojtarët e Zvicrës pësuan humbjen e tretë në Ligën e Kombeve këtë edicion në po aq ndeshje, teksa u mposhtën nga Serbia me rezultat 2-0.

Helvetikët kishin mundësi ta ngushtonin epërsinë, mirëpo nga pika  e bardhë dështoi të shënonte Breel Embolo për ta rihapur sfidën.

Pas ndeshjes, yjet zviceranë theksuan se sa keq kanë luajtur, por gjithashtu kanë bërë të ditur se nuk mund të bënin më mirë sepse fusha e stadiumit në Serbi ishte në gjendje të tmerrshme.


Mbrojtësi i Manchester Cityt, Manuel Akanji ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka luajtur në një fushë më të keqe.

“Nuk do të doja ta përdorja këtë si justifikim, por padyshim që nuk është e lehtë të luash në këtë lloj fushe. Kjo është një nga fushat më të këqija që kam luajtur në jetën time”, deklaroi Akanji.

Ndërkohë portieri i Zvicrës dhe Borussia Dortmundit, Gregor Kobel ka thënë se bllokimi që vendasit i bënë Xhakës bëri që helvetikët të humbasin.

“Fusha ishte jashtëzakonisht e keqe. Ne u përpoqëm të luanim, por ata e bllokuan mirë Granit Xhakën dhe ne nuk arritëm të përshtateshim. Kjo ishte padyshim një lojë e keqe për ne”, tha Kobel.

Zvicra është në pozitën e fundit në Grupin 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve pa pikë, derisa të martën para adhuruesve të vet pret Danimarkën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori