LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka mbi 100 milionë euro borxhe – Man City një ndër ekipet që vuan nga kjo situatë

Barcelona ka mbi 100 milionë euro borxhe – Man City një ndër ekipet që vuan nga kjo situatë

Problemet financiare të Barcelonës gjatë viteve të fundit kanë qenë mirë të dokumentuara dhe ani pse gjërat dukej se po përmirësoheshin gradualisht, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të rivendoset barazia.

Shpenzimet mund të bien, por ka ende një shumë të majme parash që blaugranasit duhet të paguajnë shkaku i transferimeve që kanë kryer më herët.

Mediumi spanjoll Sport ka dhënë detaje në lidhje me këto figura dhe lojtari që po iu kushton më së shumti është Raphinha.


Në total, Barcelona i ka borxh Leeds Unitedit rreth 42.5 milionë euro nga marrëveshja e cila u arrit në vitin 2022, ani pse vetëm 500 mijë euro duhet të paguhen në një të ardhme të afërt.

Në rastin e Ferran Torres, ata i kanë borxh Manchester Cityt 26 milionë euro, 13 prej të cilave duhet të paguhen në një të ardhme të afërt ndërsa 13 të tjera afatgjatë.

Raste të tjera përfshijnë transferimet e Jules Kounde për të cilin ata i kanë borxh Sevillas rreth 24.5 milionë euro dhe për Robert Lewandowskin për të cilin disa klube duhet të paguhen, përfshirë Bayern Munich.

Barcelona eventualisht duhet t’i shlyejë të gjitha këto borxhe në mënyrë që të vazhdojnë përmirësimin e krizës financiare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe tërbon francezët – mori pushim për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shihet në një diskotekë

Mbappe tërbon francezët – mori pushim për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por shihet në një diskotekë

Ndërkombëtare
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Fabrizio Romano jep informacione të reja rreth interesimit të Real Madridit për Saliban

Fabrizio Romano jep informacione të reja rreth interesimit të Real Madridit për Saliban

La Liga
Iniesta flet për thashethemet e para kontratës me Real Madridin

Iniesta flet për thashethemet e para kontratës me Real Madridin

La Liga
Barcelona ka kërkuar nga stafi i Xavit që t'i kthejë në klub pajisjet Apple

Barcelona ka kërkuar nga stafi i Xavit që t'i kthejë në klub pajisjet Apple

La Liga
Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen

Lojtari i ri i Man Cityt shquhet për shpejtësi marramendëse – ai lë pas vetes edhe Mbappen

Premier League
Kalo në kategori