LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një shumë rekord prej të paktën 17.9 miliardë dollarësh për ndihmën ushtarake për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza, sipas një raporti të ri.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, një shtesë prej 4,86 miliardë dollarësh janë shpenzuar në operacionet e shtuara ushtarake të SHBA-së në rajon që nga sulmet e 7 tetorit 2023, zbuluan studiuesit nga projekti Kostot e Luftës i Universitetit Brown.

Kjo përfshin kostot e një fushate të udhëhequr nga marina për të shuar sulmet ndaj anijeve komerciale nga Houthi-t e Jemenit, të cilët po i kryejnë ato në solidaritet me Hamasin.


Ndihma e SHBA-së përfshin gjithashtu financimin ushtarak, shitjet e armëve, të paktën 4.4 miliardë dollarë tërheqje nga rezervat dhe pajisjet e përdorura të SHBA-së, thuhet në raport.

Administrata Biden ka shtuar forcën e saj ushtarake në rajon që nga shpërthimi i konfliktit, duke synuar të pengojë dhe t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj forcave izraelite dhe amerikane.

SHBA-ja është e përkushtuar t’i japë Izraelit 3.8 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2028, si pjesë e një marrëveshjeje të mbrojtjes të nënshkruar për herë të parë gjatë administratës së Barack Obamës.

Megjithatë, nevojat imediate të luftës e kanë tejkaluar në mënyrë dramatike këtë financim të planifikuar.

Dhe përveç ndihmës ushtarake, SHBA-ja ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon.

Të dhënat vijnë në kohën kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se gati një vit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte.

Ai tha se ato përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthi-t në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

“Dhe ne po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar gjuajti mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”, citohet të ketë thënë Netanyahu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare

Amerika
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës

Azia
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj

Kroacia
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja

Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja

Evropa
Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Kandidati për kancelar të Gjermanisë premton një ultimatum 24-orësh për Putinin, rreth luftës në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori