LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër – detajet e para

Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër – detajet e para

Një fluturim i avionit të Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër pasi një pasagjer u konfirmua i vdekur në bord.

The Mirror shkruan se fluturimi nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit, u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.

Ekuipazhet e urgjencës mbërritën në avion pas uljes, por edhe pse i kanë dhënë ndihmën e parë pasagjerit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Ende nuk dihet mosha dhe shtetësia e pasagjerit.


London Stansted konfirmoi se sapo avioni u ul mbërritën në kohë mjekët dhe shërbimi zjarrfikës, sapo u dha alarmi se një person kishte shfaqur probleme shëndetësore. Por edhe pas ndihmës mjekësore, pasagjeri nuk ia dalë. Referuar mediave të huaja viktima shoqërohej nga disa miq të tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka pësuar infarkt.

Ngjarja ka shkaktuar momente paniku në avion dhe te pasagjerët tjerë, të cilët deklarojnë se kanë tentuar që t’i japin ndihmë dhe ta mbajnë në jetë, ndërsa situatën e përshkruajnë si tronditëse.

Ndërkohë kompania Ryanair  nuk ka bërë ende asnjë reagim./Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e të riut në Lipjan – policët e dyshuar përballen sot me drejtësinë

Vdekja e të riut në Lipjan – policët e dyshuar përballen sot me drejtësinë

Drejtësi
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Lajme
Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Lajme
E mërkura me mot të paqëndrueshëm – reshje shiu, breshër dhe rrufe në disa zona të Kosovës

E mërkura me mot të paqëndrueshëm – reshje shiu, breshër dhe rrufe në disa zona të Kosovës

Lajme
Zjarrfikësi Kaqun Lima vdes në detyrë, Sveçla ngushëllon familjen e të ndjerit

Zjarrfikësi Kaqun Lima vdes në detyrë, Sveçla ngushëllon familjen e të ndjerit

Lajme
Kalo në kategori