LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po planifikon një ofertë befasuese për transferimin e yllit të Man United

Barcelona po planifikon një ofertë befasuese për transferimin e yllit të Man United

Barcelona po planifikon një ofertë befasuese në drejtim të Manchester United për transferimin e sulmuesit Alejandro Garnacho.

Blaugranasit mund të mos jenë në pozitën më të mirë të mundshme në aspektin financiar, por ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive për ta përforcuar ekipin e tyre.

Gjiganti katalaunas po monitoron nga afër situatën e Alejandro Garnachos tek Manchester United dhe sipas një raportimi nga SunSport, ‘Djajtë e Kuq’ tashmë janë vendosur nën një alarm pas fillimit të dobët të sezonit.


Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer gjatë sezonit 2023/2024 aty ku kontribuoi në 15 gola (10 gola, 5 asistime). Përkundër paraqitjeve të tij të mira, 20-vjeçari e ka gjetur veten në bankën rezervë në sezonin e ri.

Ai ka luajtur titullar në vetëm tri nga nëntë ndeshjet që ka luajtur dhe mungesa e minutave ka rezultuar në thashetheme se ka mosmarrëveshje me trajnerin Erik Ten Hag.

Barcelona beson se ata mund të kenë një mundësi në duart e tyre për të nënshkruar me sensacionin argjentinas.

Manchester United e vlerëson kartonin e tij rreth 50 milionë euro dhe blaugranasit nuk do të hezitonin të paguanin një shumë të tillë për një 20-vjeçar i cili ka një potencial të madh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet

Formula 1
Man United do të nis bisedimet me trajnerin e njohur nëse vendosin ta shkarkojnë Ten Hagun

Man United do të nis bisedimet me trajnerin e njohur nëse vendosin ta shkarkojnë Ten Hagun

Premier League
Sylvinho jep mendimin e tij për organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë

Sylvinho jep mendimin e tij për organizimin e Evropianit U21 mes Shqipërisë dhe Serbisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Mikel Arteta tregon futbollistin e vetëm në histori që ka arritur t’i transformojë dy klube

Mikel Arteta tregon futbollistin e vetëm në histori që ka arritur t’i transformojë dy klube

Ndërkombëtare
Ylli i Man Cityt pritet të largohet në fund të sezonit pasi është zbuluar ‘kontrata verbale’

Ylli i Man Cityt pritet të largohet në fund të sezonit pasi është zbuluar ‘kontrata verbale’

Premier League
Barcelona po planifikon një ofertë befasuese për transferimin e yllit të Man United

Barcelona po planifikon një ofertë befasuese për transferimin e yllit të Man United

La Liga
Kalo në kategori