Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se po punojnë shumë që samiti i radhës i Procesit të Berlinit më 14 tetor të jetë një sukses për Kosovën dhe të gjithë rajonin. Ai theksoi nevojën e funksionalizimit të plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së lirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rohde, në pritje me rastin e shënimit të festës nacionale “Dita e Unitetit Gjerman”, nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të Gjermanisë me Kosovën, megjithëse tha se ndonjë herë miqësia është ballafaquar edhe me sfida.
“Miqësia jonë me Kosovën si të gjitha marrëdhëniet janë përballur ose janë ballafaquar me sfida. Por midis miqve, ndershmëria, dialogu i hapur dhe gatishmëria për të pranuar këshilla janë themelet e forcës së vërtetë. Gjermania dhe Kosova ndajnë marrëdhëniet tona të ndërtuara mbi besimin dhe respektin, dhe besimi se përmes shkëmbimit të hapur ne gjithmonë mund të gjejmë një rrugë përpara. Një rrugë që për ne mund të rezultojë vetëm në integrimin e plotë euroatlantik të Kosovës. Derisa po flasim që Procesi i Berlinit feston 10-vjetorin e tij, ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e ardhshëm më 14 tetor një sukses për Kosovën dhe gjithë rajonin, duke u fokusuar në funksionalizimin e plotë të CEFTA-s dhe mundësimin e tregtisë së vërtetë të lirë në rajon”, theksoi Rohde.
Ai tha se marrëdhënia e Gjermanisë me Kosovën nuk është vetëm midis dy qeverive, por është rrënjosur thellë mes popujve.
“Gjermania është shtëpia e diasporës më të madhe kosovare në mbarë botën me afro 600 mijë anëtarë dhe po rritet më tej, dhe ne kemi qenë të lidhur prej kohësh përmes kulturës dhe miqësisë familjare… Në angazhimin tonë 25-vjeçar, ne kemi qëndruar në krah të Kosovës në momente sfidash dhe mundësish, gjatë vitit të kaluar kemi shtuar kontingjentin tonë brenda KFOR-it, duke sjellë më shumë ushtarë gjermanë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë e Kosovës. Kjo pasqyron përkushtimin tonë të palëkundur për të siguruar stabilitet dhe prosperitet në Kosovë dhe në mbarë rajonin. Ne gjithashtu festojmë 25 vjet të bashkëpunimit ekonomik midis kombeve tona”, tha ai.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili tha se shembulli gjerman është një frymëzim për Kosovën.
“Për ne në Kosovë, shembulli juaj është më shumë se një frymëzim, është gjithashtu një ëndërr për të kapërcyer sfidat dhe kufizimet tona dhe për të marrë vendin tonë në klubin e prodhuesve të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Që kjo ëndërr të realizohet, mbështetja juaj e palëkundur ishte, është dhe do të jetë e një rëndësie vendimtare. Në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të kombit, Gjermania ka qenë një aleat i palëkundur, mbështetja juaj ka qenë thelbësore në forcimin e institucioneve tona, avancimin e ekonomisë dhe nxitjen e zhvillimit social. Kujtojmë mirënjohjen e thellë, rolin vendimtar që Gjermania luajti në mbështetjen e aspiratës së Kosovës në skenën ndërkombëtare”.
“Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Gjermanisë në fusha të tilla si zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shkëmbimi kulturor. Kosova po aspiron për integrim shtesë dhe më të fuqishëm në institucionet, organizatat dhe platformat rajonale dhe ndërkombëtare. Ne aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, NATO, Këshillin e Evropës dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare. Ne kemi besim se me mbështetjen e Gjermanisë dhe aleatëve tanë të tjerë kyç kjo do të bëhet një histori suksesi”, tha Bislimi.
Në aktivitetin e organizuar “Dita e Unitetit Gjerman” morën pjesë edhe liderë opozitarë dhe kori diplomatik në Kosovë. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker