Irani po përgatitet të nisë “së shpejti” një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.
Zyrtari gjithashtu paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse sulmi ndodh.
Njoftimi u bë i ditur pasi ushtria izraelite filloi, siç tha, një operacion të kufizuar tokësor kundër grupit Hezbollah, në Liban. Izraeli paralajmëroi banorët që të largoheshin nga disa dhjetëra fshatra kufitare të Libanit me Izraelin.
“Irani do të përballet me pasoja të rënda nëse kryen një sulm me raketa balistike”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë duke folur për shtypin amerikan në kushte anonimiteti.
Zyrtari tha se Teherani duket se po përgatitet të fillojë në çdo moment një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit.
Por, media shtetërore e Iranit nuk ka njoftuar për ndonjë sulm të afërt.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se ushtria është e gatshme të mbrohet dhe shtoi se Izraeli dhe aleatët e tij janë në një gjendje të lartë gatishmërie dhe çdo sulm nga Irani do të kishte pasoja.
Disa orë para këtij njoftimi Hagari tha se ushtria izraelite kishte filluar një operacion të pjesshëm tokësor në disa fshatra kufitare libaneze.
Siç raportohet, qëllimi i operacionit është të goditen zonat e kontrolluara nga grupi militant Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit.
“Hezbollahu i ktheu fshatrat libaneze pranë fshatrave izraelite në baza ushtarake, nga ku mund të kryejë sulme ndaj Izraelit. Hezbollahu ishte përgatitur t’i përdorte ato si terrene për një sulm të llojit të 7 tetorit, në shtëpitë izraelite”, tha Hagari.
Bëhet e ditur se përshkallëzimi i situatës ka alarmuar disa shtete për rrezikun e shpërthimit të një lufte të gjerë.
Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy tha se çmimi i një lufte rajonale do të ishte “i madh”.
“Ne po flasim me kolegët dhe homologët iranianë. Askush nga ne nuk dëshiron të shohë një luftë rajonale. Çmimi do të ishte i madh për Lindjen e Mesme dhe do të kishte ndikim edhe në ekonominë globale”, tha kryediplomati britanik Lammy.
Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, e pranoi se ditët në vijim nuk do të jenë të lehta.
“Ne kemi ditë të rënda përpara nesh, ditë sfiduese dhe mendoj se kemi dërguar njerëz atje të cilëve mund t’u besojmë”, tha Gallant.
Ndryshe, Izraeli së fundmi i ka dhënë goditje të rëndë Hezbollahut duke vrarë drejtuesin e tij Hassan Nasrallah në Bejrut javën e kaluar. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNetanyahu: Irani bëri një gabim të madh sonte dhe do ta paguajë atë
Irani nis një sulm me raketa ndaj Izraelit - zhvillimet, minutë pas minute
Kryeministri britanik në një bisedë telefonike me Netanyahun gjatë momentit kritik të sulmit iranian në Izrael
Pamjet nga Tel Avivi tregojnë momentin e shpërthimit gjatë sulmit raketor iranian
Pas sulmit raketor, Irani dhe Izraeli kërcënojnë njëri-tjetrin
Sulm i armatosur në Tel Aviv, raportohet për tetë të vrarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Aksion ushtarak në kufirin Izrael-Liban, publikohen pamje në rrjete sociale
Kurti: Serbët në Kosovë janë çliruar nga strukturat kriminale, por shqetësohem se nuk kanë entuziazëm e as lumturi
Dështimi i ekzekutimit të pagave për sektorin publik, analistët: Një lëshim i papranueshëm
Gërvalla krah Blinkenit në konferencën e Koalicionit Global kundër ISIS-it
Si vrasja e liderit të Hezbollahut mund të provokojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme?
Gani Gërmia: Nuk kam qenë mirë pas Big Brother, kam pasur shumë ngarkesë