LAJMI I FUNDIT:

Pinguini i rrallë fiton konkursin e zogut të vitit në Zelandën e Re

Pinguini i rrallë fiton konkursin e zogut të vitit në Zelandën e Re

Një nga pinguinët më të rrallë në botë është shpallur si zogu i vitit në Zelandën e Re, në një vit jashtëzakonisht të qetë për konkursin, pa ndërhyrje të huaja dhe skandale.

Bëhet e ditur se pinguini me sy të verdhë, ose hoiho, është më i madhi nga speciet e pinguinëve kontinental të Zelandës së Re dhe është i dallueshëm për brezin e verdhë të zbehtë të puplave.

Hoiho jeton përgjatë pjesëve të bregut lindor dhe në ishujt Auckland nën Antarktik, përcjell Telegrafi.


Sipas departamentit të ruajtjes, besohet se kanë mbetur afërsisht vetëm 4,000 deri në 5,000 në botë, dhe numri i tij është në rënie.

Konkursi i zogut të vitit filloi në vitin 2005 për të rritur ndërgjegjësimin për gjendjen e vështirë të zogjve vendas të Zelandës së Re, shumë prej të cilëve janë të kërcënuar, në prag të zhdukjes ose tashmë të zhdukur për shkak të habitateve në rënie ose aktiviteteve njerëzore.

Siç raportohet, gjitarët e vetëm vendas të Zelandës së Re janë lakuriqët e natës dhe speciet detare, duke vënë në qendër të vëmendjes zogjtë e rrallë.

Konkursi dyjavor tërhoqi më shumë se 52,000 vota të verifikuara – me Hoihon që siguroi 6,328 vota për të fituar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Arkeologët zbulojnë një helmetë bronzi 2,300 vjeçare në Poloni

Arkeologët zbulojnë një helmetë bronzi 2,300 vjeçare në Poloni

Interesante
Fotosesioni befasues i një leopardi bore mahnit internetin

Fotosesioni befasues i një leopardi bore mahnit internetin

Interesante
Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij

Interesante
Mësuesja, seks me nxënësin në parkingun e shkollës (Video)

Mësuesja, seks me nxënësin në parkingun e shkollës (Video)

Kalo në kategori