LAJMI I FUNDIT:

Pezullohet operacioni për gjetjen e turistit lituanez të zhdukur në Majën e Rosit

Pezullohet operacioni për gjetjen e turistit lituanez të zhdukur në Majën e Rosit

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar pezullimin e operacionit për gjetjen e turistit të zhdukur më 5 shtator 2024.

Turisti me shtetësi Lituaneze T.K i lindur me 1990, kishte dalur nga bujtina me datën 06.09.2024 për t’a ngjitur majën e Rosit.

Personi i lartpërmendur kishte planifikuar ngjitjen në majën e Rosit dhe kthimin në bujtinë duke lënë dokumentet dhe gjësendet e tjera private në bujtinë.


Vendimi për pezullim u mor pas dështimit për të gjetur ndonjë gjurmë që mund të ndihmonte në lokalizimin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i kërkimit u zhvillua në katër drejtime, përfshirë një kërkim ajror me helikopter dhe tri grupe kërkimi nga toka.

“Më 12 shtator 2024, ShKShMK, pas një thirrjeje nga autoritetet shqiptare, vazhdoi kërkimin e turistit të zhdukur, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit, Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë,” thuhet në njoftim.

Operacioni përfshiu gjithashtu koordinimin me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, të cilët zhvilluan kërkimin nga ana e tyre.

Përkundër përpjekjeve të bashkërenduara, asnjë gjurmë e turistit të zhdukur nuk është gjetur deri më tani.

Operacioni është pezulluar përkohësisht, derisa të mblidhen informacione të reja nga autoritetet përgjegjëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën

Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën

Lajme
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime

Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime

Sociale
Instituti amerikan: Vuçiq mund të shpikë një justifikim dhe të akuzojë Kosovën për spastrim etnik të serbëve në veri

Instituti amerikan: Vuçiq mund të shpikë një justifikim dhe të akuzojë Kosovën për spastrim etnik të serbëve në veri

Politikë
Pse askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës?

Pse askush në BE nuk kujtohet për aplikimin e Kosovës?

Politikë
Drogë me personazhe vizatimorë: U dërgua me postë nga Serbia në Shqipëri

Drogë me personazhe vizatimorë: U dërgua me postë nga Serbia në Shqipëri

Lajme
Insistimi i Lajçakut për të rifilluar dialogun, palët të painteresuara

Insistimi i Lajçakut për të rifilluar dialogun, palët të painteresuara

Lajme
Kalo në kategori