LAJMI I FUNDIT:

Biden do të flasë me Zelenskyn për raketat me rreze të gjatë

Biden do të flasë me Zelenskyn për raketat me rreze të gjatë

Presidenti amerikan Joe Biden do të bisedojë drejtpërdrejt me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me çështjen e lejimit të përdorimit të raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, ka njoftuar këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan.

Duke folur në nga distanca në një konferencë në Kiev, Jake Sullivan tha se çështja nëse Ukrainës do t’i jepet leje nga vendet perëndimore për të përdorur armët e tyre për të nisur sulme thellë në Rusi, ishte objekt i “konsultimeve intensive” midis aleatëve, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Biden do të flasë me presidentit ukrainas lidhur me armët, dhe për pakon e re të ndihmës nga Uashingtoni në të cilën është duke punuar dhe t’ia dorëzojë Ukrainës.


E Zelensky ka theksuar se dëshiron t’ia paraqes Bidenit “planin e fitores” gjatë bisedimeve të tyre të ardhshme – qe beson do ta detyrojë Rusinë t’i japë fund luftës.

“Unë mendoj se ne kemi nevojë për një strategji gjithëpërfshirëse për sukses në këtë luftë dhe kjo është ajo që presidenti Zelensky thotë se po e sjell”, tha Sullivan, duke shtuar se presidenti Biden është “i etur për atë bisedë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të plagosur

Botë
Raketat me rreze të gjatë, çfarë janë ato dhe për çfarë dëshiron t'i përdorë Ukraina?

Raketat me rreze të gjatë, çfarë janë ato dhe për çfarë dëshiron t'i përdorë Ukraina?

Evropa
Ministria britanike e Mbrojtjes del me deklaratë mbi gjendjen në vijat e frontit në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes del me deklaratë mbi gjendjen në vijat e frontit në Ukrainë

Botë
Raketa balistike e lëshuar nga Houthi në Jemen, godet pjesën qendrore të Izraelit për herë të parë

Raketa balistike e lëshuar nga Houthi në Jemen, godet pjesën qendrore të Izraelit për herë të parë

Azia
Zyrtari i NATO-s: Ukraina ka të drejtë ligjore të godasë thellë brenda Rusisë

Zyrtari i NATO-s: Ukraina ka të drejtë ligjore të godasë thellë brenda Rusisë

Botë
Netanyahu paralajmëron rebelët Houthi se do të paguajnë

Netanyahu paralajmëron rebelët Houthi se do të paguajnë "një çmim të rëndë" për sulmin në qendër të Izraelit

Botë
Kalo në kategori