LAJMI I FUNDIT:

Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës

Vdes në vendin e punës vëllai i ish-ministrit të Kosovës
Foto: Ilustrim

Vëllai i ish-ministrit dhe ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, Ramiz Vehapi ka ndërruar jetë në vendin e punës në Zvicër.

Këtë e bëri të ditur vet Idriz Vehapi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Miq, familjarë dhe bashkëvendës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se, vëllai ynë Ramizi, i cili për shumë vite ka jetuar dhe punuar në Zvicër, papritmas ka ndërruar jetën në vendin e tij të punës.


Vëlla Ramiz, dhimbja për Ty është shumë e madhe dhe nuk do të pushoj kurrë, por edhe jemi krenarë që të patëm, na ndihmove shumë të ngritemi si familje, ishe shumë punëtor e njeri human.

E doje shumë familjen, miqtë dhe vendin ku u linde e u rrite.

Lamtumirë vëlla i dashur Ramiz, u takofshim në botën e amshueshme!

Për datën dhe kohën e varrimit, do të ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar Vehapi në Facebook. /Telegrafi/