LAJMI I FUNDIT:

Iluzioni optik i topave me ngjyra po i bën njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë

Iluzioni optik i topave me ngjyra po i bën njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë

Iluzionet optike janë imazhe vizuale që mashtrojnë trurin tonë për të parë diçka, ose për të përceptuar diçka ndryshe nga sa është në realitet.

Ato janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur mendjen e mprehtë dhe për të përqëndruar vëmendjen ndaj detajeve.

Për shembull, një fotografi mund të duket se është një gjë në shikim të parë, por, në një inspektim më të afërt, rezulton të jetë diçka tjetër.


Ndërsa disa ngacmues na bëjnë të hamendësojmë, të tjerët janë po aq të thjeshtë sa përdorimi i një ngjyre të ndryshme – ju kujtohet fustani viral që i hutoi të gjithë nëse ishte i bardhë dhe ari apo i zi dhe i kaltër? Është e pabesueshme se sa lehtë vizioni ynë mund të shtrembërohet nga veprimi i thjeshtë i zëvendësimit të ngjyrave.

Ky iluzion i fundit optik përveç që është bërë viral, i ka lënë njerëzit të vënë në dyshim mendjen e tyre të shëndoshë, përcjell Telegrafi.

I postuar në Reddit, mbishkrimi i imazhit thoshte: “Katër topat janë të së njëjtës ngjyrë”.

Megjithatë, në pamje të parë, katër topat në fjalë nuk duken të njëjtën ngjyrë.

Njëri është rozë, një është i kaltër, tjetri vjollcë dhe tjetri i argjendtë.

The 4 balls are of the same color
byu/leardblants inopticalillusions

Një përdorues shkroi: “A jam i çmendur? Janë ngjyra të ndryshme. Më thoni dikush”.

Megjithatë, një tjetër përdorues shpjegoi pse truri ynë sheh ngjyra të ndryshme.

Ai tha: “Po kanë të njëjtën ngjyrë. Quhet ‘efekti Bezold’ sipas profesorit gjerman të meteorologjisë që e përshkroi këtë iluzion”.

Efekti Bezold, i quajtur pas Wilhelm von Bezold, ndodh kur një ngjyrë ndryshohet në pamje nga prania e ngjyrave përreth.

Për shembull, një kuti e verdhë ngjitur me një të kaltër do të duket më e errët se një kuti e verdhë pranë një të kuqe për syrin e njeriut. /Telegrafi/