LAJMI I FUNDIT:

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Gjatë ditës së sotme (e diel) opinioni sportiv në Kosovë u befasua nga lajmi për përjashtimin e tre yjeve dardanë Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muric nga kombëtarja e Kosovës.

Shkak për këtë vendim të marrë nga FFK-ja dyshohet të jetë fakti se që të tre futbollistët kanë frekuentuar një klub nate në Prishtinë.

Për këtë arsye, përzgjedhësi Franco Foda nuk do t’i ketë asnjërin nga këta tre futbollistë në dispozicion për ndeshjen e nesërme (e hënë) ndaj Qipros.


Duke marrë parasysh debatin e madh që është shkaktuar për këtë ngjarje, i hedhim një sy statistikave që kanë regjistruar të tre lojtarët deri më tani me fanellën dardane.

Edon Zhegrova

Zhegrova debutimin me Kosovën e bëri në moshën 18-vjeçare kur në atë kohë në krye të Kosovës ishtë përzgjedhësi zviceran Bernard Challandes.

Ai madje arriti që të shënojë gol dhe këtë e bëri në miqësoren të cilën Kosova e kishte zhvilluar ndaj Madagaskarit.

Në total, 25-vjeçari numëron 38 paraqitje me fanellën e Kosovës ku ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë tri asistime.

Dy prej këtyre golave kanë ardhur në ndeshjet miqësore, një është shënuar në Ligën e Kombeve dhe një në kualifikimet për Kampionat Evropian.

Florent Muslija

Muslija debutimin me Kosovën e bëri në moshën 21-vjeçare ku edhe gjatë asaj kohe në krye të Kosovës ishte përzgjedhësi Bernard Challandes.

Ndeshja e tij e parë me fanellën dardane ishte ajo ndaj Republikës Çeke më datë 7 shtator të vitit 2019, të cilën Kosova e fitoi me rezultat të ngushtë 2-1.

Në total, ai numëron rreth 26 ndeshje të luajtura për Kosovën ku ka arritur që të shënojë një gol dhe të dhurojë dy asistime.

Arijanet Muric

Gardiani i portës së Kosovës për herë të parë në cilësinë e lojtarit të ‘Dardanëve’ ishte grumbulluar në fitoren e thellë me rezultat 5-0 në udhëtim ndaj Maltës në nëntor të vitit 2018, por kishte qenë në bankën rezervë.

Njësoj si në rastin e Zhegrovës dhe Muslijës edhe Muricit debutimin me Kosovën ia kishte dhuruar përzgjedhësi Bernard Challandes.

Debutimi i tij erdhi vetëm tri ditë më vonë pas asaj ndeshje, pasi Muric startoi nga minuta e parë ndaj Azerbajxhanit në ‘Fadil Vokrri’ duke arritur që ta mbajë portën e paprekur.

Në total, 25-vjeçari shtatgjatë numëron rreth 39 paraqitje me fanellën e ‘Dardanëve’ e fundit ajo në humbjen ndaj Rumanisë në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori