LAJMI I FUNDIT:

Policia amerikane në kërkim të burrit që shtiu me armë mbi nëntë vetura në një autostradë në Kentucky – lëndohen shtatë persona

Policia amerikane në kërkim të burrit që shtiu me armë mbi nëntë vetura në një autostradë në Kentucky – lëndohen shtatë persona

Policia amerikane është vënë në kërkim të një burri në Kentucky, pasi qëlloi me armë disa persona në një autostradë në afërsi të qytetit të Londrës gjatë të shtunës.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, kurse policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka gjetur nëntë vetura që ishin qëlluar në afërsi të autostradës 75, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e të shtënave janë lënduar shtatë persona, pesë prej të cilëve në gjendje serioze, ka njoftuar zyra e sherifit në qarkun Laurel.


Kryebashkiaku Randall Weddle nga Londra tha se jo të gjithë të lënduarve u janë shkaktuar plagët nga arma.

Policia ka identifikuar autorin si Joseph A Couch, 32-vjeç që po konsiderohet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Couch nga Woodbine në Kentcuky është 178 centimetra i gjatë dhe peshon rreth 70 kilogramë.

Policët thanë se të shtënat kanë ndodhur mbi veturat që po udhëtonin në të dyja anët e autostradës. Ajo u mbyll për disa orë.

Londra është një qytet i vogël me afro 8 mijë banorë në afërsi të Daniel Boone të SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Drejtori i CIA-s thotë se ekzistonte rreziku real i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në fillim të luftës në Ukrainë

Amerika
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim

Botë
Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Ukrainasit zhvillojnë teknologjinë e lirë për të luftuar dronët rusë

Evropa
Vriten tre izraelitë pranë kufirit me Jordaninë

Vriten tre izraelitë pranë kufirit me Jordaninë

Botë
Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Automjeti hipersonik amerikan 'shpon' qiellin e Norvegjisë me shpejtësi shtatë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Zelensky thotë se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar

Zelensky thotë se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar

Evropa
Kalo në kategori