LAJMI I FUNDIT:

“Në krizë për punëtorët e shtëpive të barit”, Telegraph për bosët shqiptarë të drogës

“Në krizë për punëtorët e shtëpive të barit”, Telegraph për bosët shqiptarë të drogës

Gazeta “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull grupeve kriminale shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar mënyrën se si po rekrutohen punëtorët e shtëpivë të barit.

Në artikull thuhet se këto banda po përdorin mediat sociale për rekrutimin e tyre, duke ju referuar kështu rrjetit social të TikTok.

“Bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të gjetur punëtorë për të rritur të bimën e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja e tyre.” – shkruan artikulli.


Sipas Ministres së Sigurisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, Angela Eagle kjo është një ndër format e reja për të joshur njerëzit të punonjë në kushte të vështira.

“Qoftë online apo në rrugët tona, nuk duhet të ketë vend për t’u fshehur për ata që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e zbatimit për të bërë më shumë arrestime, duke rritur ndjekjet penale jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por me partnerë në të gjithë Europën, dhe duke siguruar që të gjithë partnerët tanë përkatës po punojnë krah për krah nën komandën tonë të re të sigurisë kufitare”, shtoi ajo.

Sipas artikullit, për shkak të fuqizimit për ligjin e depërtimeve të shtetasve shqiptarë nga Anglia drejt vendit tonë, numri i këtyre  emigrantëve të paligjshëm është ulur.

Një reklamë në shqip, parë nga The Telegraph, thoshte: “Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit të bërë në atë shtëpi pa shpenzime jetese”.

“Kërkojmë punëtorë për shtëpitë me bar. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet”, thoshte një tjetër.

Një i tretë ofroi një pagë prej 9,000 £ për punë tre mujore brenda një shtëpie kanabisi, duke përfshirë rritjen e bimëve, korrjen dhe paketimin. / The Telegraph

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Siguri
Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Drejtësi
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Kalo në kategori