LAJMI I FUNDIT:

Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës

Michel Barnier emërohet kryeministri i ri i Francës

Michel Barnier, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit-in, është emëruar kryeministri i ri i Francës, thotë zyra e presidentit francez, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor pas zgjedhjeve parlamentare, shkruan CNN.

Në një deklaratë të lëshuar sot thuhet se: “Presidenti i Republikës ka emëruar Michel Barnier si Kryeministër. Ai duhet të formojë një qeveri të bashkuar për t’i shërbyer vendit dhe popullit francez”.

Në deklaratë gjithashtu u theksua se emërimi i Barnier vjen pas “një cikli të paprecedentë konsultimesh” për të siguruar një qeveri të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.


73 vjeçari, një eurofil i vendosur, është anëtar i partisë republikane që përfaqëson të djathtën tradicionale. Ai është më i njohur në skenën ndërkombëtare për rolin e tij në ndërmjetësimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Veterani i politikës franceze dhe evropiane me 40 vite përvojë, ka mbajtur poste të ndryshme ministrore në Francë, duke përfshirë rolet si komisioner evropian, si këshilltar i Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Në vitin 2021, Barnier shpalosi ofertën e tij për zgjedhjet presidenciale, por nuk arriti të merrte mbështetje të mjaftueshme brenda partisë së tij.

Macron pranoi dorëheqjen e ish-kryeministrit Gabriel Attal dhe qeverisë së tij në korrik, pasi aleanca e tij qendrore e Ansamblit u mund në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Francës.

Presidenti është përballur që atëherë me thirrje nga e gjithë ndarja politike për të emëruar një kryeministër të ri. Javën e kaluar, Macron u tha gazetarëve gjatë një udhëtimi në Serbi se po “bën të gjitha përpjekjet e nevojshme” për të finalizuar një emër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin “zbut fjalët”, tani thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën

Putin “zbut fjalët”, tani thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën

Botë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
BE-ja pyet se “në emër të kujt flet Vulini”

BE-ja pyet se “në emër të kujt flet Vulini”

Serbia
'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

'Nostradamusi i presidencialeve' - historiani Allan Lichtman tregon se kush do të fitojë zgjedhjet e 2024 në SHBA

Amerika
Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Serbia
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Kalo në kategori