LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Policia e Kosovës po vazhdon me ekzaminimin e vendit, në rastin e së dielës mbrëma në Prishtinë ku dy grupe u gjuan me armë, e si pasojë një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën.  

Ngjarja kishte ndodhur më 1 shtator, në ora 22:04.

“Lidhur me rastin, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë”, thuhet në raport.


Rasti është duke u hetuar.

Ndryshe, nga Policia kanë bërë me dije se pesë personat e plagosur janë duke u trajtuar në QKUK, “nën masën e arrestit dhe mbikëqyrjes policore”.

Në mesin e të plagosurve janë një 21 dhe 29 vjeçar. Në media është raportuar se kjo ngjarje ka ndodhur mes familjeve Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt tash e një kohë.

Vendi ku ndodhi sulmi vazhdon të jetë ende i bllokuar nga policia, dhe nga fotografitë nga aty shihet se të dy familjet e apostrofuara kanë shkrepur rreth 100 plumba.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje” dhe tashmë kanë nisur hetime intensive nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Gjuajte sërish me armë në “Aktash” të Prishtinës

Kronika e Zezë
Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Arrestimi i shtetasit të Kosovës që dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossadit – Turqia kërkon informata nga Ministria e Drejtësisë

Drejtësi
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për vrasjen në Aktash: Janë marrë kamerat e sigurisë, po i përpunojmë video-incizimet

Drejtësi
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Përfshihet nga zjarri një trafo afër parkingut të qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë

Përfshihet nga zjarri një trafo afër parkingut të qendrës “Meto Bajraktari” në Pejë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori