LAJMI I FUNDIT:

Euro vijon zhvlerësimin në tregun valutor të Shqipërisë, e nis shtatorin poshtë 100 lekëve

Euro vijon zhvlerësimin në tregun valutor të Shqipërisë, e nis shtatorin poshtë 100 lekëve

Muaji shtator e ka gjetur monedhën europiane poshtë nivelit të 100 lekëve. Të dhënat nga kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se euro po këmbehet për 99.81 lekë, ndonëse disa pikë përqindje më lartë se fundi i gushtit.

Në blerje kjo valutë po këmbehet edhe më poshtë për 99.46 lekë, ndërsa në shtije për 100.20 lekë.

Krahasuar me fillim shtatorin 2023 euro është zhvlerësuar pothuajse me 9 pikë përqindje.


Në të njëjtën situatë ndodhen dhe valutat e tjera që qarkullojnë në treg si dollari amerikan paundi britanik por dhe franga zviceriane. /Telegrafi/