LAJMI I FUNDIT:

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se vendi i tyre u sulmua me qindra dronë

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se vendi i tyre u sulmua me qindra dronë

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se ky vend është sulmuar me 158 dronë në rajone të ndryshme.

Rusët pretendojnë se kanë arritur të rrëzojnë të gjithë dronët, derisa video të ndryshme amatore shfaqin zjarret në rajonet e ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Gjatë natës 46 dronë janë interceptuar dhe shkatërruar mbi rajonin e Kurskut, 34 tjerë në Bryansk, 28 në Voronezh, 14 në Belgorod, 8 në  Ryazan, 2 mbi qytetin e Moskës, 7 në rajonin e Moskës, 5 në Kaluga, 4 në Lipetsk si dhe 3 në Tula”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.


Dy dronë tjerë pretendohet se kanë sulmuar në Tambov dhe Smolensk, kurse deri më tani nuk dihet nëse ka dëme materiale apo viktima.

Javë më parë forcat ruse kryen një prej sulmeve më të mëdha në territorin ukrainas, duke goditur trafo-stacionet e energjisë elektrike.

E ukrainasit ishin zotuar se do të hakmerren për këtë sulm, për të cilin thanë se do të marrë përgjigjen e duhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Vuçiq ia ndërprenë disa herë fjalimin homologut malazez në Pragë, Millatoviqit i thotë se gjuha e tij është serbishtja

Serbia
Erdogan: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, nëse Izraeli ka “Kupolën e Hekurt” – ne do ta kemi të “çeliktë”

Erdogan: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, nëse Izraeli ka “Kupolën e Hekurt” – ne do ta kemi të “çeliktë”

Turqia
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata është sfiduese në aksin kryesor të avancimit, por rusët po pësojnë humbje të konsiderueshme

Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata është sfiduese në aksin kryesor të avancimit, por rusët po pësojnë humbje të konsiderueshme

Evropa
Çka i sjellin Serbisë aeroplanët francezë “Rafale”?

Çka i sjellin Serbisë aeroplanët francezë “Rafale”?

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – e godasin me dron kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin artilerik të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – e godasin me dron kamikaz

Evropa
Japonezja shpenzoi vetëm 1 euro në ditë për ushqim, më pas bleu tre shtëpi: Ëndrra mu realizua në moshën 37-vjeçare

Japonezja shpenzoi vetëm 1 euro në ditë për ushqim, më pas bleu tre shtëpi: Ëndrra mu realizua në moshën 37-vjeçare

Botë
Kalo në kategori