LAJMI I FUNDIT:

Paga minimale rritet në 350 euro bruto

Paga minimale rritet në 350 euro bruto

Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e rregullt ka vendosur për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se niveli i ri i pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.

Ai tha se paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi, raporton Telegrafi.


Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se niveli 2 euro për orë pune të rregullt është ekuivalent me 350 euro në muaj.

Ai tha paga minimale e përcaktuar sot do të hyjë në fuqi nga 1 tetori në mënyrë që bizneset dhe organizatat tjera të bëjnë përshtatjet e nevojshme.

Sipas tij, nga ky vendim do të preken mbi 150 mijë të punësuar.

Ministri tutje tha se së bashku me ATK dhe Inspektoratin e Punës do të bëjnë kontrolle rutinore në mënyrë që të sigurohen që vendimi të zbatohet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Paga minimale rritet në 350 euro bruto

Paga minimale rritet në 350 euro bruto

Ekonomi
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme

Ekonomi
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hannover

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hannover

Prishtina Ticket
Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Po kërkon punë? Panairi më i madh i punës po vjen në Prishtinë

Creative Hub Kosovo
Kalo në kategori