LAJMI I FUNDIT:

Nga Qeveria tregojnë se çka u bisedua në takimin e Kurtit me admiralin amerikan

Nga Qeveria tregojnë se çka u bisedua në takimin e Kurtit me admiralin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

Përgjatë bashkëbisedimit, diskutuan rreth zhvillimeve në vend e rajon dhe rreth situatës së sigurisë në përgjithësi.

“Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me misionin e KFOR-it në Kosovë, kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim e komunikim të vazhdueshëm, në sajë të punës së përbashkët e në shërbim të paqes dhe sigurisë paralelisht me sundimin e ligjit dhe rendit”, thuhet në njoftimin nga kabineti i kryeministrit, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, sipas njoftimit, Kurti ka e ka njoftuar admiralin amerikan se shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje në 2023-tën tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s, kryeministri nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Kurti e ka falënderuar Admiralin Munsch për takimin dhe bisedën, si dhe kontributin pozitiv të KFOR-it dhe NATO-s.

Në takim kryeministri shoqërohej dhe nga Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenaq Rashiq, teksa Admirali Munsch shoqërohej dhe nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, gruaja dhe djali për

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, gruaja dhe djali për "Daily Mail": Mikpritëm vrasësin pa ditur ç’do bënte, hëngrëm bashkë me të dyshuarit

Lajme
Dy të plagosur në Prishtinë nga gjuajtjet me armë zjarri

Dy të plagosur në Prishtinë nga gjuajtjet me armë zjarri

Kronika e Zezë
Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE-ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Lajme
Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji

Molliqaj: Kurti nuk e përjeton Kosovën, familjen dhe pronat i ka në Norvegji

Politikë
Bajqinovci: Vizita e shefit të CIA-s nuk ka të bëjë me hapjen e Urës së Ibrit

Bajqinovci: Vizita e shefit të CIA-s nuk ka të bëjë me hapjen e Urës së Ibrit

Lajme
FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

FBI e ka në duar videon e rastit të vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Drejtësi
Kalo në kategori