LAJMI I FUNDIT:

“Bota Jonë” – filmi përmbyllës i edicionit të 16-të të PriFest

“Bota Jonë” – filmi përmbyllës i edicionit të 16-të të PriFest
Foto: Bota Jonë/Instagram

Ashtu si është bërë traditë, PriFest përmbyll edicionin e tij me një Projeksion Special.

Këtë vit, filmi përmbyllës është “Bota Jonë”, një prodhim i regjisoreshës dhe skenaristes së mirënjohur Luana Bajrami. “Bota Jonë” do të shfaqet në natën e fundit të festivalit, më 15 shtator, duke filluar nga ora 19:00 dhe duke i paraprirë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Bota Jonë” është një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës që trajton tema të rëndësishme si kërkimi për liri personale, miqësia dhe sfidat e rritjes në një mjedis ku mundësitë janë të kufizuara.


Foto: Bota Jonë/Instagram

Filmi përqendrohet në jetën e dy kushërirave, Zoen dhe Volta, të cilat vendosin ta braktisin fshatin dhe familjen për të studiuar në Prishtinë. Përtej arsimimit, ato kërkojnë ta gjejnë veten dhe vendin të cilit i takojnë. Të mbushura me entuziazëm dhe ëndrra plot, ato marrin rrugën drejt Prishtinës. Megjithatë, ikja nga fshati dhe fillimet në Prishtinë për Zoen dhe Voltan nuk janë të lehta. Rrugëtimi i tyre është jo vetëm ambicioz, por edhe i vështirë, i shoqëruar me kriza dhe probleme të shumta shoqërore dhe ekonomike.

Regjinë dhe skenarin e filmit i ka realizuar Luana Bajrami, ndërsa producentët janë Val Rahmani, Eric Toledano, Olivier Nakache, Nicolas Duval Adassovsky dhe Hervé Ruet. Në rolet kryesore luajnë aktorët Albina Krasniqi, Elsa Mala, Don Shala, Aurora Ferati dhe Gani Rrahmani.

Foto: Bota Jonë/Instagram

Ky është filmi i dytë i gjatë i Luana Bajramit dhe pati premierën botërore vitin e kaluar në Festivalin e Venecias. Filmi i saj i parë, “Luaneshat e kodrës”, pati premierën në Festivalin e Cannes dhe fitoi dy çmime në PriFest 2021.

PriFest, si gjithmonë, synon të sjellë për publikun kinematografinë e cilësisë së lartë dhe të promovojë talentet e reja. Përmbyllja e këtij edicioni me “Bota Jonë” është një dëshmi e angazhimit të festivalit për të mbështetur dhe promovuar kinematografinë vendase dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës", Stresi i reagon aktorit Osman Azemi pas deklaratave në emision

Magazina
Cameron Diaz shihet në publik duke shijuar një puthje nga bashkëshorti i saj, pak muaj pasi u bë nënë në moshën 51-vjeçare

Cameron Diaz shihet në publik duke shijuar një puthje nga bashkëshorti i saj, pak muaj pasi u bë nënë në moshën 51-vjeçare

Magazina
Ben Affleck duket i buzëqeshur teksa del nga zyra mes zërave për divorc nga Jennifer Lopez dhe romancës me Kick Kennedy

Ben Affleck duket i buzëqeshur teksa del nga zyra mes zërave për divorc nga Jennifer Lopez dhe romancës me Kick Kennedy

Magazina
“Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin” - Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli festojnë 40 vjetorin e martesës

“Nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin” - Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli festojnë 40 vjetorin e martesës

Magazina
Dua Lipa tashmë edhe me një tjetër biznes të ri, do të nxjerr në treg akullore me emrin e saj

Dua Lipa tashmë edhe me një tjetër biznes të ri, do të nxjerr në treg akullore me emrin e saj

Magazina
Buci dhe Verona nisin pushimet në jug të Shqipërisë

Buci dhe Verona nisin pushimet në jug të Shqipërisë

Magazina
Kalo në kategori