LAJMI I FUNDIT:

Parashikohet tabela përfundimtare për sezonin 2024/25 në Ligën Premier – Chelsea ka një pozicionim befasues

Parashikohet tabela përfundimtare për sezonin 2024/25 në Ligën Premier – Chelsea ka një pozicionim befasues

Një super kompjuter ka parashikuar tabelën përfundimtare të Ligës Premier pas fitores së shfrenuar të Chelseat 6-2 ndaj Wolves.

Por është një lajm i tmerrshëm për Manchester United pasi ata pësuan një humbje 2-1 ndaj Brightonit.

Renditja e super kompjuterit të Optas është një sistem global i renditjes së ekipeve që cakton një rezultat aftësish për afro 10,000 kalkulime.


Të gjithë po flasin për debatin që Alexander-Arnold kishte me Arne Slot
Lexo po ashtu Të gjithë po flasin për debatin që Alexander-Arnold kishte me Arne Slot

Fitorja dominuese e Chelseat i bëri ata të ngjiten shtatë vende me një vlerësim të ri rekord prej 90.4.

Kjo do të thotë se super kompjuteri i sheh ata që të përfundojnë në vendin e katërt, me klubin që aktualisht është i teti pas dy ndeshjesh.

Por është një lajm i keq për ata në Old Trafford pasi klubi ra katër vende në renditje me një vlerësim prej 88.9.

Humbja e tyre e fundit ndaj Pulëbardhave në Amex e la inteligjencën artificiale të bindur se ata do të përfundojnë në vendin e shtatë në maj me 57 pikë.

Super kompjuteri parashikon se Newcastle dhe Spurs në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Manchester City do të shpallet kampion për herë të pestë radhazi, ndërsa Arsenali dhe Liverpooli përfundojnë në vendin e dytë, respektivisht në të tretin. /Telegrafi/