LAJMI I FUNDIT:

Drew Barrymore zbulon arsyen prekëse se përse ulet afër të ftuarve në emision

Drew Barrymore zbulon arsyen prekëse se përse ulet afër të ftuarve në emision

Aktorja dhe prezantuesja, Drew Barrymore, më në fund zbuloi pse ulet pranë të ftuarve gjatë emisionit.

Pasi shumë fansa komentuan se aktorja u ul shumë afër të ftuarve të saj në “The Drew Barrymore Show” vitin e kaluar, ajo zbuloi një arsye prekëse pse e bën këtë.

Sezoni i pestë i spektaklit të njohur do të nisë transmetimin këtë vit dhe me këtë rast, Barrymore zbuloi për mediat amerikane se tashmë është duke ushtruar distancimin fizik për të mos e vënë në siklet askënd.


Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk është pika ime e fortë. E dini sa fort më goditi pandemia? Isha vetëm në studio. Më pëlqen të jem me njerëz”, tha aktorja 49-vjeçare.

Ajo pranoi se qasja e saj mund të mos u pëlqejë të gjithëve dhe se i vjen keq për atë situatë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ne do të jemi gjithmonë të gëzuar dhe të ndihemi mirë. Është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj. Nuk e kam menduar kurrë se do ta nisnim shfaqjen gjatë një pandemie. Do të doja të sjell gëzim, të qeshura, ngrohtësi”, shtoi Barrymore.

Meqë ra fjala, CBS së fundmi njoftoi se do të ketë edicionin e gjashtë të “The Dreë Barrymore Shoë” dhe se shikuesit mund të presin më shumë intervista emocionale dhe biseda gazmore me shumë fytyra të famshme. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/YouTube

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk pajtohet me stilin e tij - Georgina Rodriguez vlerëson veshjet e Ronaldos gjatë 20 viteve të fundit

Nuk pajtohet me stilin e tij - Georgina Rodriguez vlerëson veshjet e Ronaldos gjatë 20 viteve të fundit

Magazina
Publikohen pamjet, momenti kur motrat Berisha sulmojnë fizikisht modelen Klea Prenga

Publikohen pamjet, momenti kur motrat Berisha sulmojnë fizikisht modelen Klea Prenga

Magazina
Kim Kardashian dhe Florentino Perez, historia e një selfie për miliona ndjekës

Kim Kardashian dhe Florentino Perez, historia e një selfie për miliona ndjekës

Magazina
Luiz Ejlli ka gati katër këngë, tregon se po vjen në bashkëpunim me Teuta Selimin

Luiz Ejlli ka gati katër këngë, tregon se po vjen në bashkëpunim me Teuta Selimin

Magazina
E dashura Robertit feston sot ditëlindjen, këngëtari i bën urimin e veçantë

E dashura Robertit feston sot ditëlindjen, këngëtari i bën urimin e veçantë

Magazina
Drew Barrymore zbulon arsyen prekëse se përse ulet afër të ftuarve në emision

Drew Barrymore zbulon arsyen prekëse se përse ulet afër të ftuarve në emision

Magazina
Kalo në kategori