LAJMI I FUNDIT:

Aktorja Lea Michele bëhet nënë për herë të dytë

Aktorja Lea Michele bëhet nënë për herë të dytë

Ish-aktorja e “Glee” dhe bashkëshorti i saj, Zandy Reich, njoftuan lindjen e vajzës së tyre, Emery Sol Reich, në një postim të dielën.

Lea zgjodhi të mos e zbulonte ende fytyrën e vogëlushes, por ajo ndau një pamje të këmbës së vogël të të porsalindurës.

Pjesa tjetër e saj ishte e mbuluar me një këmishë të lezetshme dhe një batanije me model lulesh, të cilën Lea, Zandy dhe djali i tyre Ever e vendosën butësisht për të mirëpritur atë.


View this post on Instagram

A post shared by Lea Michele (@leamichele)

Nëna e dy fëmijëve ka shkruar: “Zemrat tona janë të mbushura plot. Emery Sol Reich”.

Ajo dhe Reich filluan të takoheshin në vitin 2017, dhe biznesmeni i propozoi një vit më vonë.

View this post on Instagram

A post shared by Lea Michele (@leamichele)

Ata u martuan në Napa, Kaliforni, në mars të vitit 2019.

View this post on Instagram

A post shared by Lea Michele (@leamichele)

Këto ditë u konfirmua se është bërë baba për herë të parë edhe ylli i famshëm, Justin Bieber. /Telegrafi/