Të mërkurën është nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet tri institucioneve të vend, Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ministrisë së Financave dhe Bankës Qendrore të Kosovës.
Në njoftimin e ASK-së thuhet se qëllimi i kësaj Marrëveshjeje Mirëkuptimi (MeM) ndërmjet tri institucioneve është bashkëpunimi institucional dhe përgjegjësitë e tri institucioneve nënshkruese në fushën e statistikave makroekonomike dhe financiare.
“Kjo Marrëveshje është e rregulluar sipas ligjeve kombëtare, duke zbatuar standardet e parashikuara në aktet ligjore të BE-së, si dhe në Programet Zyrtare Vjetore për Sistemin Kombëtar Statistikor”, thuhet në njoftim.
Avni Kastrati nga ASK theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi ndërinstitucional për t’i përmbushur udhëzimet statistikore ndërkombëtare për cilësinë e të dhënave, siç përshkruhen në Marrëveshjen e Mirëkuptimit të tri institucioneve ASK-MFPT-BQK.
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili tha se kjo marrëveshje formalisht e shënon një koordinim ndërinstitucional të të tri institucioneve prodhuese të statistikave për avancimin e sistemit statistikor të Kosovës nga Sistemi i Përgjithshëm i Shpërndarjes së të Dhënave (GDDS) në Standardin e Veçantë të Shpërndarjes së të Dhënave (SDDS), si një standard më i avancuar, i cili promovon përmirësimin e kualitetit, transparencës dhe disponueshmërisë së informatave statistikore.
Ndërkaq, ministri Murati tha se kjo Marrëveshjeje është edhe një hap drejt standardizimit dhe krahasimit ndërmjet platformave, si dhe ndërlidhja e këtyre platformave, duke evituar kështu edhe çështjen e privatësisë së të dhënave.
Në njoftim tutje thuhet se nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje përbën një hap të rëndësishëm në përmbushjen e zotimeve të vendit ndaj rekomandimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për avancimin e mëtejshëm të përpilimit dhe raportimit statistikor, të diskutuara dhe të dakorduara në takimet pranverore të FMN-së në Washingron D.C. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria nis projektin 20 milionë euro për zhvillimin rural dhe agroturizmin në bashkëpunim me GIZ-in gjerman
Çokallata më e famshme e Dubait tashmë në Be Happy të Petrol Company-së
Vezët REA-s: Vezë të paketuara për ata që ja dijnë vlerën shëndetit
Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator
Shtëpia botuese “Dukagjini” do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me setin e librave shkollorë
A e dini se cila është limuzina e re më e shitur në Kosovë?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Investo në biznesin tënd – krijo restorantin ose marketin e ëndrrave në këtë lokal me pamje panoramike në lagjen Arbëri! ID-249
Më të lexuarat
Vrau kunatin me armë zjarri në Prishtinë - vetëdorëzohet dorasja
Tifozët e Real Madridit janë të zemëruar: Shikoni çfarë kapi kamera që ka ndjekur vetëm Mbappen
Edon Zhegrova realizon një euro gol në kualifikimet për në Ligën e Kampionëve
Kosovari që Daçiq pretendoi se i kërcënoi ambasadat serbe në Evropë, është me nevoja të veçanta - flasin familjarët e tij
Publikohet video-incizimi i sherrit që u bë zanafillë për vrasjen e dyfishtë në Velipojë
"Uau", Kroos reagon për largimin e lojtarit nga Barcelona si i lirë