LAJMI I FUNDIT:

​Limaj: I vetmi prodhim që iu dha Kosovës nga Qeveria janë shpifjet e mashtrimet

​Limaj: I vetmi prodhim që iu dha Kosovës nga Qeveria janë shpifjet e mashtrimet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se zgjedhjet janë moment i mirë që ata që kanë qenë në qeveri të japin llogari për gjithë punën që kanë bërë për katër vite dhe ku është vendi ynë pas katër viteve.

Limaj në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, theksoi se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit, pasi tash e katër vite ka stagnuar në të gjitha drejtimet.

Sipas tij, kjo qeveri ka prishur e dëmtuar imazhin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.


“Tash e katër vite vendi jonë është ballafaquar me anamali jonormale, tash e katër vite është qeverisur përmes traumave, polarizimit shoqërorë, përmes frikës si shoqëri ….Në vend që sot Kosova të pretendonte drejt anëtarësimit në NATO, Këshillin e Evropës dhe hapa drejt Bashkimit Evropian, fatkeqësisht diçka e pa imaxhinuar katër vite me parë, sot Kosova jeton nën sanksione e kërcënohet edhe me sanksione të reja. Si asnjëherë më parë Kosova ka humbur terren e aleatë fal një diplomacie që ka përdorur tash e katër vite kjo qeveri e papërgjegjshme. Këta kanë qenë një jashtëzakonisht të suksesshëm në mbylljen e dyerve të vendit tonë dhe është një dështim total e skandaloz diplomatik që kemi përjetuar gjatë këtyre viteve. Kosova praktikisht është kthyer një lloj dele e zezë e rajonit pa asnjë arsye”, u shpreh ai.

Limaj dha edhe arsyet pse nuk kishte investitorë të huaj. E në planin e brendshëm ekonomik, tha se investimet kapitale nuk janë investuar, bizneset kanë qenë në gjendje të rëndë, shporta familjare është ngritur por jo edhe pagat.

“I ka befasuar ardhja në pushtet ata vet, ata kanë treguar tash e katër vite që asnjëherë nuk kanë pas një plan zhvillimor për vendin e tyre, ata nuk kanë pas ide zhvillimore për vendin e tyre. Ata në fakt as nuk dinë e as nuk guxojnë të marrin vendime. Për të shkuar më tutje dhe për të reaguar gjendjen alarmante tregojnë kontratat njëburimore. Kosova qeveriset ekonomikisht me kontrata njëburimore që janë antiligjore, janë korruptime dhe seleksionuese për ekonominë kosovare…i vetmi prodhim që i jepet Kosovës tash e katër vite është populizmi, llafet, muhabetet shpifjet mashtrimet të cilat polarizojnë shoqërinë e Kosovës”, tha më tutje.

Ai shtoi se më 9 shkurt duhet të vendoset për të ardhëm jo tonën por për fëmijët tonë, duke kërkuar llogari por pa urrejtje.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë - nuk do t’i bëfasojmë partnerët evropianë e amerikanë

Kurti: Hapjen e urës së Ibrit duam ta bëjmë sa më parë - nuk do t’i bëfasojmë partnerët evropianë e amerikanë

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, bashkë me Albinin nga burgjet serbe u liruan qindra të burgosur politikë

Dugolli: Haradinaj të kërkojë falje, bashkë me Albinin nga burgjet serbe u liruan qindra të burgosur politikë

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet

Hoti kritikon Kurtin: Shkon në konventën e demokratëve në SHBA e takohet me diasporën, askush nga administrata se pret

Hoti kritikon Kurtin: Shkon në konventën e demokratëve në SHBA e takohet me diasporën, askush nga administrata se pret

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, çka tha në gjykatë shoferi i autobusit?

Tentoi ta korruptonte policin kufitar me 5 euro, çka tha në gjykatë shoferi i autobusit?

Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Qytetarët mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, s’ka heshtje zgjedhore 48 orëshe

Kalo në kategori