LAJMI I FUNDIT:

Shi në koncertin e Adele, këngëtarja vazhdon performancën: Nëse shiu ndalet kur performoj ‘Set Fire to the Rain’ do jem e zemëruar

Shi në koncertin e Adele, këngëtarja vazhdon performancën: Nëse shiu ndalet kur performoj ‘Set Fire to the Rain’ do jem e zemëruar

Adele, këngëtarja e famshme britanike, këtë muaj ka performuar në Mynih, dhe para koncertit të saj të fundit, organizatorët paralajmëruan fansat për motin e keq që pritej.

Megjithatë, as shiu i rrëmbyeshëm nuk mundi ta ndalojë atë. Gjatë koncertit, kur filloi të bjerë shi i fortë, Adele vazhdoi të këndonte me pasion nën rigat që binin pa ndërprerë.

Pamjet nga ky moment u bënë shpejt virale, duke treguar përkushtimin e saj ndaj performancës dhe dashurinë e saj për publikun.


Në një moment, Adele u shpreh me humor, duke thënë: “Nëse shiu ndalon kur të këndoj ‘Set Fire to the Rain’, do të jem tmerrësisht e zemëruar”, çka shkaktoi të qeshura të forta te audienca.

Për shkak të motit të keq, ajo u detyrua të ndërrojë këpucët me taka me atlete, dhe me një shaka përpara 80,000 njerëzve, tha: “I dashuri im do të jetë shumë i lumtur kur ta shohë këtë. ‘I dashur, shiko çfarë po bëj, jam me New Balance në skenën e mallkuar përpara 80 mijë njerëzve, absolutisht çmenduri.”

Përtej motit, koncerti shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në jetën personale të këngëtares. Kohët e fundit, Adele ka zbuluar se është fejuar, një lajm që e ndau me fansat e saj gjatë një prej performancave të saj.

Për më tepër, ajo nuk heziton të komentojë ngjarje të tjera të rëndësishme, si Lojërat Olimpike, duke përmendur edhe një performancë të jashtëzakonshme të një valltareje ‘breakdance’ nga Australia, e cila gjithashtu u bë virale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
BUKUR tashmë një brend botëror që po nderon shqiptarët

BUKUR tashmë një brend botëror që po nderon shqiptarët

Rita Ora merr një përqafim të ngrohtë nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi në DisneyLand

Rita Ora merr një përqafim të ngrohtë nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi në DisneyLand

Shi në koncertin e Adele, këngëtarja vazhdon performancën: Nëse shiu ndalet kur performoj 'Set Fire to the Rain' do jem e zemëruar

Shi në koncertin e Adele, këngëtarja vazhdon performancën: Nëse shiu ndalet kur performoj 'Set Fire to the Rain' do jem e zemëruar

Bebe Rexha sjell klipin e këngës

Bebe Rexha sjell klipin e këngës "I'm The Drama", vjen si një 'drama queen' e vërtetë në videon muzikore

"Ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj" - Dafina Zeqiri reagon ndaj komentuesit, pasi ironizoi për Ferrarin

Magazina
Iliriana Sadriu suprizohet për ditëlindje me një makinë të tipit BMW

Iliriana Sadriu suprizohet për ditëlindje me një makinë të tipit BMW

Kalo në kategori