LAJMI I FUNDIT:

Manchester United po e largon brazilianin Antony, në bisedime me skuadrën arabe

Manchester United po e largon brazilianin Antony, në bisedime me skuadrën arabe

Antony mund të largohet nga Manchester United vetëm pas dy viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi brazilian iu bashkua Djajve të Kuq me shumë bujë dy vite më parë nga Ajax, madje gjiganti anglez pagoi 82 milionë euro për transferimin e tij.

Megjithatë pas 24 muajve qëndrim në Old Traford, Antony ka qenë një dëshpërim pasi nuk i ka arritur fare pritshmëritë dhe largimi i tij gjatë verës është mëse i mundshëm.


Antony pranë largimit nga Man Utd, befason me destinacionin e tij të ardhshëm
Lexo po ashtu Antony pranë largimit nga Man Utd, befason me destinacionin e tij të ardhshëm

24-vjeçari në sezonin e parë realizoi tetë gola dhe asistoi në tre të tjerë, ndërsa në të dytin vetëm tre gola dhe dy asistime në 38 ndeshje.

United është i gatshëm ta shes sulmuesin brazilian dhe tani ka një interes të fortë nga skuadra arabe Al Nassr.

Man Utd dëshiron të shesë shtatë yje për të mbledhur para për transferime të reja - emra të njohur në listë
Lexo po ashtu Man Utd dëshiron të shesë shtatë yje për të mbledhur para për transferime të reja - emra të njohur në listë

Gjiganti anglez është gati ta lejoj në huazim brazilianin te Al Nassr, nëse klubi arab merr përsipër 100 për qind të pagës së lojtarit e cila është hiq më pak se 100 mijë euro në javë.

Drejtuesit e dy skuadrave janë në bisedime të avancuara dhe lojtari po pret marrëveshjen mes klubeve pasi besohet se ka dhënë dritën e gjelbër për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos te Al-Nassr. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori