LAJMI I FUNDIT:

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë, gjashtë të arrestuar

Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë, gjashtë të arrestuar
Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje, për çfarë janë arrestuar 6 persona, ndërsa njëri është arratisur.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se shumica e viktimave janë gratë dhe rastet e dhunës kanë ndodhur në komunat e Drenasit, Podujevës, Obiliqit, Klinës, Pejës, Malishevës dhe Vushtrrisë.

Sipas Policisë së Kosovës, në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Në Podujevë të mërkurën rreth orës 14:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare.

“Viktima me vullnetin e saj ka shkuar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Edhe në Obiliq është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”. Thuhet në raport.

Ndërsa, në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare, ku si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:20, në Pejë ku viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ndodhet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.

Ndërkaq, edhe në Malishevë një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër në familje ka ndodhur në Vushtrri ku një grua ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori