LAJMI I FUNDIT:

Usain Bolt nuk hezitoi kur përmendi se cilin futbollist do të kishte dashur të garonte në kulmin e tij të karrierës

Usain Bolt nuk hezitoi kur përmendi se cilin futbollist do të kishte dashur të garonte në kulmin e tij të karrierës

Legjenda e sprintit xhamajkan, Usain Bolt, ka emëruar tashmë një futbollist që do të kishte dashur të garonte kur ishte në kulmin e tij të karrierës.

Ish-sprinteri 37-vjeçar u tërhoq zyrtarisht nga garat profesionale në vitin 2017, por ende mbetet atleti më i famshëm në histori.

Xhamajkani është fitues i tetë herë medaljes së artë olimpike dhe mbajtësi aktual i rekordeve botërore në 100 metra, 200 metra dhe stafetë 4×100 metra për meshkuj.


Arritja e tij më e famshme është vendosja e kohës më të shpejtë nga çdo njeri në histori mbi 100 metra – duke shënuar 9.58 sekonda në Kampionatin Botëror në Berlin në 2009.

Duke folur në fillim të këtij viti përpara Lojërave Olimpike, Bolt u pyet se me cilin futbollist do të dëshironte të provonte shpejtësinë e tij.

“Do të doja të kisha konkurruar me (Kylian) Mbappen në kulmin tim për të parë se sa afër do të ishte (me të)”, deklaroi Bolt.

“Ndjej se një ditë ai vetëm duhet të vrapojë 100 metra dhe të më lërë të shoh kohën”.

Bolt regjistroi një shpejtësi maksimale prej 44,72 km/h gjatë rekordit të tij botëror në Kampionatin Botëror të vitit 2009, ndërsa Mbappe ka shënuar gjithashtu disa shpejtësi mbresëlënëse në sezonet e fundit.

Në shkurt 2021, ish-ylli i PSG-së vrapoi gjatësinë e fushës në 11 sekonda gjatë një ndeshje në Ligue 1 kundër Marseille, duke regjistruar një shpejtësi maksimale prej 36 km/h.

Mappe shënoi një kohë edhe më të shpejtë prej 10.9 sekondash mbi 100 metra gjatë fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve ndaj Real Sociedad gjatë sezonit 2023/24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

Pak orë para transferimit të Dani Olmos, Barcelona mori një lajm fantastik

La Liga
Bëri histori në Lojërat Olimpike, por mundësja femër u skualifikua nga finalja për shkak të rregullave të rrepta

Bëri histori në Lojërat Olimpike, por mundësja femër u skualifikua nga finalja për shkak të rregullave të rrepta

Sport
Manchester City e sheh si nënshkrimin e ëndrrave - gati oferta për yllin e Real Madridit që shihet si zëvendësues ideal i Julian Alvarez

Manchester City e sheh si nënshkrimin e ëndrrave - gati oferta për yllin e Real Madridit që shihet si zëvendësues ideal i Julian Alvarez

Premier League
Martin Odegaard e përshkruan bashkëlojtarin e Arsenalit si 'Messi'

Martin Odegaard e përshkruan bashkëlojtarin e Arsenalit si 'Messi'

Premier League
Mbretëresha e sporteve ka një mbret të ri - Armand 'Mondo' Duplantis, po krahasohet me Usain Bolt

Mbretëresha e sporteve ka një mbret të ri - Armand 'Mondo' Duplantis, po krahasohet me Usain Bolt

Atletikë
Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Falë Thomas Mullerit, Gjermania fitoi medaljen e artë në kalërim në Paris 2024

Sport
Kalo në kategori