ChatGPT parashikon renditjen përfundimtare në Ligën Premier për 2024/25: Man United, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Man City
ChatGPT ka parashikuar se ku do të përfundojnë Arsenali, Manchester United, Chelsea dhe klubet e tjera të Ligës Premier në sezonin 2024/25.
Në një goditje për tifozët e Gunners, AI beson se londinezët e veriut do ta mbyllin sezonin të dytët, pas Manchester Cityt për sezonin e tretë radhazi.
Sezonin e kaluar, lojtarët e Mikel Artetës arritën të luftojnë deri në xhiron e fundit, duke humbur me vetëm dy pikë nga Citizens. Gjatë sezonit 2022/23, Topçinjtë ishin në krye të renditjes për 248 ditë, por përfundimisht humbën nga Manchester City me pesë pikë.
Megjithatë, Arsenali ka shtuar disa lojtarë cilësor këtë verë duke nënshkruar me Riccardo Calafiorin nga Bologna për një shumë prej 50 milionë eurosh të raportuara.
Ata gjithashtu janë të vendosur të rikthejnë në ekip Jurrien Timber pasi holandezi humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit.
Ndërkohë, ChatGPT beson se Liverpool do të mbetet i treti në fund të sezonit, ndërsa Manchester United mbyll vendet e Ligës së Kampionëve.
Ky do të ishte një kërcim i madh për Djajtë e Kuq pasi ata përfunduan në vendin e tetë vitin e kaluar. Skuadra e Erik ten Hag gjithashtu ka bërë përmirësime, duke sjellë lojtarë si Leny Yoro dhe Joshua Zirkzee përpara sezonit të ri.
Chelsea pritet të gëzojë një vend të pestë, i cili do të ishte vetëm një pozicion më i lartë se sa arriti edixionin e kaluar. Megjithatë, ChatGPT mendon se Aston Villa do të bjerë në vendin e shtatë pas përfundimit të vendit të katërt në sezonin e kaluar. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGraviteti? Nuk ka dëgjuar kurrë për të - Armand Duplantis sapo ka bërë diçka 'mbinjerëzore'
Real Madridi e vë në shitje sulmuesin, aktivizohen pesë klube
"Ata nuk luajnë me tru" - ylli i Barcelonës dyshohet se ka folur keq për shokët e skuadrës te Arda Guler
Gjyqtari u detyrua të largohej nga fusha pas 15 minutash nga ndeshja gjysmëfinale olimpike
ChatGPT parashikon renditjen përfundimtare në Ligën Premier për 2024/25: Man United, Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Man City
Ronaldo godet Messin dhe France Football për ceremoninë e Topit të Artë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Përfundoi dita e 10-të në Lojërat Olimpike: Ndryshon dukshëm renditja - ka një lider të ri
Nikçi: Kërkohet ndihmë për arrestimin e Noizyt dhe të dyshuarve tjerë për rastin në Pejë
Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes
Udhëheqësi i Hamasit ka vdekur, Irani zotohet të hakmerret: A mund të ndalojë ndonjë gjë luftën që rrezikon të përshkallëzohet në Lindjen e Mesme?
Fituesi i medaljes së artë u gjet duke fjetur në park pasi u ankua për kushtet 'të këqija' të fshatit Olimpik
Netanyahu paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin: Do ta paguani shtrenjtë