Presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë po shihet si e vetmja rrugë për të mundësuar dorëzimin në Kosovë të terroristit Milan Radoiçiq. Kjo pasi zyrtarë të lartë serbë vazhdojnë të mohojnë mundësinë që atë t’ia dorëzojnë institucioneve kosovare për të dhënë përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë. Çdo ditë që ai e kalon në liri, vlerësohet e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës.
Ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë e quajti të pamundur zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Dorëzimi i kryeterroristit serb pas sulmit në Banjskë, i cili është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania, kërkohet me ngulm nga institucionet kosovare.
Por, mundësia e vetme që kjo të ndodhë, sipas anëtarit të Komisionit Parlamentar për Siguri, Enver Dugolli thotë se është presioni nga Amerika dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë mbi Serbinë.
“Të them të drejtën kjo nuk ndodh pa një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare, të ketë lëvizje në këtë drejtim. Ai është i lirë atje në Serbi dhe vazhdon me aktivitete të përditshme, stërvit dhe nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket ekstradimit”, tha Dugolli, për RTV Dukagjini.
Por, pse Serbia nuk po pranon ta dorëzojë Radoiçiqin?
“Vuçiq e Daçiq nuk e dorëzojnë Radoiçiqin, pasi i bie sikurse ta dorëzojnë vetveten, pasi ata qëndrojnë pas Radoiçiqit”, tha Dugolli.
Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, thotë se lënia e Radoiçiqit në liri nënkupton automatikisht rrezik për shtetin e Kosovës.
“Pa dyshim që do të nxitet me deklarata të tilla të Beogradit zyrtar që të marrë ndonjë cenim të mundshëm të territorit të Kosovës”, tha Shala.
E, krejt çka Serbia mund të bëjë, sipas Shalës, është arrestimi i Radoiçiqit nga prokuroria serbe dhe mbajtja e tij disa ditë prapa grilave sa për t’u arsyetuar tek ndërkombëtarët.
“Sipas asaj që mund të vërehet dhe narrativës qeveria e Serbisë do të argumentojë që pushtetet janë të ndara dhe do të nxisë prokurorinë të bëjë një ftesë sa për të arsyetuar veprimet hetimore, dhe te dal mirë para faktorit ndërkombëtar”, tha Shala.
Radoiçiq udhëhoqi grupin e tij terrorist gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor i Kosovës, Afrim Bunjaku. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/zoran-milanovic-380x233.jpg)
Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes
![Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vjosaa-380x233.jpg)
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
![Presioni ndërkombëtar, rruga e vetme për dorëzimin e Radojiçiqit në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Milan-Radoicic-380x233.png)
Presioni ndërkombëtar, rruga e vetme për dorëzimin e Radojiçiqit në Kosovë
![Këshilli Gjyqësor në pritje të raportit hetimor për gjyqtarin Kuçi që e liroi Sekiraqen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot_1-43-780x439-1-380x233.png)
Këshilli Gjyqësor në pritje të raportit hetimor për gjyqtarin Kuçi që e liroi Sekiraqen
![Dy nxënës nga Kosova zënë vendin e parë dhe të dytë në Olimpiadën e Kodimit në Holandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/Screenshot_5-5-380x233.jpg)
Dy nxënës nga Kosova zënë vendin e parë dhe të dytë në Olimpiadën e Kodimit në Holandë
![Osmani: Alka e Sinjit një ngjarje që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/453902221_1033984391419433_7593648649223934678_n-380x233.jpg)
Osmani: Alka e Sinjit një ngjarje që nderon rezistencën heroike të ushtarëve kroatë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/vjosaa-380x233.jpg)
Pacolli për rastin e Osmanit: Një zyrtar i IATA-as ma konfirmoi se s’ka asnjë imunitet që mund ta shmang kontrollin
![Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/564644456-380x233.jpg)
Dhjetëra kosovarë pagëzohen në katolik, në kishën e Llapushnikut “Shën Abrahami”
![Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/imane-380x233.jpg)
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë
![Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/78-380x233.png)
Mbretëria e Bashkuar nis përgatitjet për të evakuuar civilët nga Libani ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet
![Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/parissss-380x233.jpg)
Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të
![Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/rudiger-380x233.jpg)
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës