Turqia ka bllokuar bashkëpunimin midis NATO-s dhe Izraelit që nga tetori për luftën në Gaza, duke argumentuar se aleanca nuk duhet të angazhohet me Izraelin si partner derisa të përfundojë konflikti, thanë burime të njohura me procesin për reuters.
Izraeli ka statusin e një partneri të NATO-s dhe ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Aleancën dhe disa nga anëtarët e saj, veçanërisht aleatin e tij më të madh, Shtetet e Bashkuara.
Përpara ofensivës së Izraelit në Gaza – e shkaktuar nga një masakër nga grupi terrorist palestinez Hamas më 7 tetor – Turqia anëtare e NATO-s punoi për të ndrequr lidhjet e tensionuara prej kohësh me Izraelin.
Që atëherë, Ankaraja ka qenë kritike e ashpër ndaj operacionit të Izraelit në Gaza, për të cilin thotë se përbën gjenocid dhe ka ndaluar të gjithë tregtinë dypalëshe. Ajo gjithashtu kritikoi shumë aleatë perëndimorë për mbështetjen e tyre për Izraelin.
Duke folur në kushte anonimiteti, burimet i thanë reuters se Turqia kishte vënë veton ndaj të gjitha angazhimeve të NATO-s me Izraelin që nga tetori, duke përfshirë takimet dhe stërvitjet e përbashkëta, duke e parë “masakrën” e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza si një shkelje të parimeve thelbësore të NATO-s.
Një hetim i Kombeve të Bashkuara në muajin qershor zbuloi se Izraeli dhe Hamasi kryen krime lufte në fazat e hershme të luftës në Gaza. Aty thuhet se veprimet e Izraelit përbëjnë krime kundër njerëzimit për shkak të humbjes masive të civilëve. Izraeli e kundërshton këtë dhe thotë se operacioni në Gaza, i cili ka vrarë rreth 40 mijë njerëz, ka për qëllim çrrënjosjen e Hamasit.
Burimet thanë se Turqia do ta mbajë këtë bllokadë dhe nuk do të lejojë që Izraeli të vazhdojë apo përmirësojë ndërveprimin e tij me NATO-n derisa të përfundojë konflikti, sepse beson se veprimet e Izraelit në Gaza shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat universale të njeriut.
Pas samitit të NATO-s në Uashington në korrik, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se nuk ishte e mundur që NATO të vazhdonte partneritetin e saj me administratën izraelite.
Në fillim të kësaj jave, ministri i jashtëm i Izraelit i bëri thirrje aleancës që të përjashtonte Turqinë pasi Erdogan u duk se kërcënoi të hynte në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabakh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit
Trump zyrtarizon këshilltarin për sigurinë kombëtare
Gazeta më e madhe e Izraelit: Netanyahu po kryen spastrim etnik në veri të Gazës
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi
Kreu i diplomacisë hungareze: Ukraina nuk duhet të furnizohet më me armë
Kroacia po blen armën më të fuqishme në historinë e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para