LAJMI I FUNDIT:

Usyk është një patriot i vërtetë: Ai do t’u japë shifra të mëdha parash boksierëve ukrainas për çdo medalje në Lojërat Olimpike

Usyk është një patriot i vërtetë: Ai do t’u japë shifra të mëdha parash boksierëve ukrainas për çdo medalje në Lojërat Olimpike

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka treguar shumë herë gjatë agresionit rus kundër atdheut të tij se është patriot dhe tani ka bërë një lëvizje tjetër që e ilustron më së miri këtë.

Kampioni i botës në peshat e rënda të WBC, WBO dhe WBA vendosi të shpërblejë nga xhepi i tij boksierët ukrainas për çdo medalje të fituar në Lojërat Olimpike në ‘Paris 2024’.

Ukraina përfaqësohet në turneun e boksit në Lojërat Olimpike nga Oleksandr Kizhniak, fituesi i medaljes së argjendtë nga Tokio 2020, dhe Aider Abduraimov dhe Dmytro Lovchinskiy, kështu që Usyk u ka premtuar se do t’i shpërblejë me bollëk në rast se do të ngjiten në podium.


“Usyk i ndihmon shumë boksierët tanë, kryesisht financiarisht. Tani ai u ka premtuar se do t’u japë 80.000 dollarë për medaljen e artë, 70 mijë për të argjendtën dhe 50 mijë për të bronztën”, zbuloi përzgjedhësi i ekipit ukrainas të boksit, Dmitry Sosnovsky.

Ndryshe, vetë Usyk fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë e peshave të rënda në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk e dëgjoi fare ofertën e Leicesterit, ndërsa Juventusi ia plotësoi dëshirën"- agjenti zbulon prapaskenat e transferimit të Matias Soule te Roma

Serie A
Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Jurgen Klopp thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Ndërkombëtare
Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

Flick flet pasi mori fitoren e parë si trajner i Barcelonës

La Liga
Nga aktrimi në 'Game of Thrones' tek fitimi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024

Nga aktrimi në 'Game of Thrones' tek fitimi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024

Sport
Ancelotti ia ndryshon pozicion Bellinghamit te Real Madridi

Ancelotti ia ndryshon pozicion Bellinghamit te Real Madridi

La Liga
UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

UEFA bën njoftimin e madh, shorti i Ligës së Kampionëve do të ketë ndryshime rrënjësore në format

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori