LAJMI I FUNDIT:

Izet Mexhiti: Punojmë larg mediave që të lirohet ish-ushtari Blerim Ramadani

Izet Mexhiti: Punojmë larg mediave që të lirohet ish-ushtari Blerim Ramadani

Zv.kryeministri i parë në Qeverinë e RMV-së Izet Mexhiti, ka folur për rastin e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua në Maqedoni me kërkesë të Serbisë.

Mexhiti tha se ka tendencë nga BDI që ky të paraqitet si rasti i parë i arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni. Megjithatë ai tha se po punojnë që ai të lirohet sa më shpejt, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ka tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin se ky është rasti i parë. Ata që i njohin rrethanat e dinë se ka qenë rasti Dugolli, Morina dhe disa raste tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI”.


Tridhjetë ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Maqedoni
Lexo po ashtu Tridhjetë ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së që u arrestua në Maqedoni

“Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo, po punojmë çdo ditë pa pompozitet larg mediave, që ai ta merr epilogun e drejtësisë dhe të jetë i lirë si të gjithë të tjerët”, tha Mexhiti.

Pas arrestimit nga organet e RMV-së, Gjykata Penale e Shkupit vendosi 30 ditë paraburgim për ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani. Ai u dërgua në burgun ekstradues në Shutkë të Shkupit. Fletarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në Interpol, u pranua nga Gjykata Penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori