LAJMI I FUNDIT:

Si po arrin Juventusi që përmes ekipit U23 të krijojë yje të rinj dhe të financojë afatin kalimtar veror

Si po arrin Juventusi që përmes ekipit U23 të krijojë yje të rinj dhe të financojë afatin kalimtar veror

Juventusi ka qenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar, si në afrime ashtu dhe në largime të lojtarëve, pasi drejtori sportiv Cristiano Giuntoli dëshiron t’i krijojë një skuadër si e do trajneri i ri Thiago Motta.

“Zonja e Vjetër” pas katër vitesh kërkon të jetë konkurruese për titullin e kampionit dhe për të përforcuar skuadrën dhe për të mbledhur fonde, po përdor disa nga yjet e rinj që kanë dal nga Juventus Next Gen, apo ekipi U23 i bardhëezinjëve.

Emra si Matias Soule, Samuel Iling-Junior, Kenan Yildiz, Joseph Nonge Boende, Fabio Mirettin, Dean Huijsen dhe Enzo Barrenechea janë disa nga emrat që kanë spikatur e ekipi i dytë i Zonjës së Vjetër për të kaluar në ekipin A.


Samuel Iling-Junior dhe Enzo Barrenechea do të luajë për Aston Villan sezonin e ri dhe kartoni i tyre u përdor që të përgjysmohet çmimi i paguar për Douglas Luiz që kaloi në Itali. Anglezët për dyshen paguan afërsisht 25 milionë euro.

Lojtari tjetër prej të cilit po pritet të fitojë shumë është padyshim Mattia Soule, për të cilin Roma dhe Leicester City janë gati të paguajnë nga 30 milionë euro, me italianët që po pëlqehen më shumë nga lojtari argjentinas.

Edhe ky një produkt i Juventus Next Gen, ku hovin e madh e mori në huazim te Frosinone sezonin e shkuar me golat dhe asistimet e tij.

I katërti në radhë është mbrojtësi Dean Huijsen, i cili pritet të kaloj te Bournemouth për afërisht 20 milionë euro, ndërsa sezonin e shkuar kishte luajtur në huazim te Roma.

Vetëm nga shitja e këtyre talentëve që Juventusi pagoi shumë pak ose asgjë, deri më tani ka arritur të marr apo do të marr rreth 75 milionë euro të investuara po këtë afat kalimtar.

Dyshja Kenan Yildiz dhe Fabio Miretti, po ashtu të dal nga U23, konsiderohen si të pashitëshëm nga Juventusi, me turkun që kishte ngjallur interesimin e shumë klubeve.

Paratë e marra nga shitjet e Soule dhe Huijsen, do të afrohen me shumë gjasë mesfushori Teun Koopmeiners (Atalanta) dhe Jean-Clair Todibo (Nice).

Në fund me investimet e tyre, apo shitjen e Federico Chiesas, klubi do të tentojë edhe një sulmues krahu, ku Karim Adeyemi është emri që pëlqehet për momentin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori