LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i vendosur “t’ia vjedhë” Guardiolas një lojtar – do të ishte hera e dytë në karrierë për portugezin

Mourinho i vendosur “t’ia vjedhë” Guardiolas një lojtar – do të ishte hera e dytë në karrierë për portugezin

Jose Mourinho mund t’i vjedhë një lojtar Pep Guardiolës për herë të dytë në karrierën e tij, nëse ia del.

Trajneri portugez sapo ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij të shkëlqyer, duke marrë drejtimin e gjigantit turk Fenerbahce, klubi i dhjetë i ndryshëm që ai ka drejtuar.

61-vjeçari është i etur për të forcuar skuadrën e tij dhe ka qenë jashtëzakonisht i zënë në tregun e transferimeve, me lojtarë si Allan Saint-Maximin, Caglar Soyuncu dhe Youssef En-Nesyri.


Por ai dëshiron të forcojë më tej ekipin. Sipas informacioneve të medias turke Dirilis Postasi, Mateo Kovacic është shfaqur si opsion për Fenerbahçen dhe drejtori sportiv i klubit Mario Branco do të fluturojë në Angli këtë javë për të zhvilluar bisedime për transferimin.

Thuhet se Branco shpreson të ketë bisedime si me vetë Kovacic ashtu edhe me Manchester Cityn dhe më pas do të vendoset nëse klubi i drejtuar nga Mourinho do të tentojë ta nënshkruajë atë.

Kovacic nënshkroi me Cityn verën e kaluar në një transferim prej 35 milionë eurosh nga Chelsea dhe e ndihmoi klubin të fitonte një tjetër titull të Ligës Premier nën drejtimin e Guardiolës.

Ai bëri 46 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tri herë.

Samuel Eto’o (nga Barcelona në Inter) është i vetmi shembull tjetër i Mourinhos që bleu një lojtar nga Guardiola në verën e vitit 2009 kur vetë Barcelona nënshkroi Maxwell dhe Zlatan Ibrahimovic në një marrëveshje shkëmbimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Reagon edhe Leo Messi për skandalin në Lojërat Olimpike në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Mascherano nuk përmbahet kur pyetet për skandalin në ndeshjen Argjentinë-Marok

Përfaqësueset
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Shqipëria merr edhe një dënim nga UEFA për Euro 2024 - ndeshja e radhës 'pa' tifozë, por ka një kusht

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri dhe Alvaro Morata shpallen fajtorë nga UEFA për incidentin në fitoren e Spanjës në Euro 2024

Rodri dhe Alvaro Morata shpallen fajtorë nga UEFA për incidentin në fitoren e Spanjës në Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori