LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzonte 16-vjeçaren, kush është Marsel Baçi, flet e ëma: Vajza ka ngatërruar fshatin

Shfrytëzonte 16-vjeçaren, kush është Marsel Baçi, flet e ëma: Vajza ka ngatërruar fshatin

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Marsel Baçi, 26-vjeçari nga fshati Podgorie i Maliqit, i cili u arrestua këtë të premte, pasi dyshohet se shfrytëzonte për prostitucion një vajzë të mitur të moshës 16-vjeçare.

Ishte e ëma e 16-vjeçares e cila denoncoi në polici rastin pas rrëfimit të së bijës, e cila i pranoi se është abuzuar seksualisht nën kërcënime nga disa persona, të cilët e merrnin me motor dhe e çonin në një kodër pranë fshatit Leminot.

Në një prononcim për media e ëma e Marsel Baçit, Shega, tha se ishte vajza e mitur ajo e cila i shkruante vazhdimisht. Ajo shtoi se ata janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se nuk është e vërtetë që djali i saj e shfrytëzonte për prostitucion.


“Marseli me atë vajzën nga Leminoti, ajo e merrte, i fliste. Ajo e kishte fajin vet, ka ngatërruar shumë çuna. Nuk ka bërë gjë Marseli, nuk kam djem të atillë, nuk kemi bukë të hamë. Ja ku jetojmë me një dhomë. Vajza i shkruante edhe djalit tim tjetër, por ai e shau. Nuk ia zgjati. Ajo e tillë është. Të gjithë e shajnë. Ajo nuk është njeri. Marseli me ka folur për vajzën, i thashë mos u ngatërro, ai thoshte që ajo vetë i shkruante. Unë fola njëherë me vajzën i thashë mos më ngatërro djalin. Ajo ia jepte fb, numrin vet. Marseli është i pafajshëm. Të gjithë në Leminot e njohin”, tha ajo.

Detaje të rënda nga abuzimi seksual në Maliq, flet nëna e 16-vjeçares
Lexo po ashtu Detaje të rënda nga abuzimi seksual në Maliq, flet nëna e 16-vjeçares

Ndërkohë që kunata e Marsel Baçit, Asja Lozhani, u shpreh se vajza i dërgonte foto dhe tentoi të fliste dhe me bashkëshortin e saj.

“Marseli e kam kunat. Erdhën në orën 1 të natës, do e merrnin në pyetje nuk i thanë që do e arrestonin. Ajo i shkruante vet në Facebook. Kur erdha para 6 muajsh unë, ajo fliste me Marselin. Marseli thoshte nuk e dua po ajo i shkruante. Nuk besoj se Marseli e ka përdhunuar. Me ka thënë Marseli se i shkruante vet ajo. Ajo i shkruante edhe burrit tim. I çonte foto. Burri i thoshte se s’ke punë me mua. Fliste me të dy vëllezërit”, tha kunata.

Në lidhje me rastin u ndalua dhe shtetasi 41-vjeçar, Selam Hyka, i cili dyshohet s eka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 16-vjeçaren. Sakaq vijon hetimi për personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori