LAJMI I FUNDIT:

Senatori amerikan Menendez njofton dorëheqjen e tij pas vendimit për korrupsion

Senatori amerikan Menendez njofton dorëheqjen e tij pas vendimit për korrupsion

Senatori amerikan, Bob Menendez, dha dorëheqje nga pozita, pasi u dënua për korrupsion.

Menendez tha në një letër se dita e tij e fundit si senator i SHBA-së do të jetë 20 gushti.

Senatori demokrat nga Nju Xhërsi tha se planifikon ta apelojë aktgjykimin dhe se nuk do që Senati “të përfshihet në një proces të gjatë që do ta dëmtonte punën e tij të rëndësishme”.


Guvernatori i Nju Xhërsit, Phil Murphy, gjithashtu demokrat, do të emërojë tani një zëvendësues për Menendezin, i cili ka shërbyer si senator që nga viti 2006.

Ai ka qenë edhe kryetar i Komitetit me ndikim për Marrëdhënie me Jashtë, por ka hequr dorë nga ky post, pasi është akuzuar për korrupsion, vitin e kaluar.

Menendez, 70 vjeç, u shpall fajtor më 16 korrik për të 16 akuzat penale me të cilat ngarkohej, përfshirë pengimin e drejtësisë, mashtrimin dhe zhvatjen.

Vendimi u mor nga një juri në gjykatën federale në Manhatan, pas një gjyqi 9-javor.

Në të njëjtin rast u dënuan edhe dy të bashkëpandehur. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Dy emra thuhet se kryesojnë garën për të qenë kandidatë për “zëvendës-presidentë të Harris”

Dy emra thuhet se kryesojnë garën për të qenë kandidatë për “zëvendës-presidentë të Harris”

Amerika
Të dielën, bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Të dielën, bota arriti temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë

Botë
Sondazhi i fundit - Harris e kalon Trumpin

Sondazhi i fundit - Harris e kalon Trumpin

Amerika
Rrëfimi për fshatin e vogël indian – rreth 14,000 km nga Uashingtoni - që ‘e sheh Kamala Harris si të vetin’

Rrëfimi për fshatin e vogël indian – rreth 14,000 km nga Uashingtoni - që ‘e sheh Kamala Harris si të vetin’

Botë
Harris dhe Trump me sulme verbale ndaj njëri-tjetrit

Harris dhe Trump me sulme verbale ndaj njëri-tjetrit

Amerika
Vdes ekonomistja e njohur ruse, thuhet se ra nga dritarja e banesës së saj në Moskë

Vdes ekonomistja e njohur ruse, thuhet se ra nga dritarja e banesës së saj në Moskë

Evropa
Kalo në kategori