Rekomandimet nga BE për Këshillin Gjyqësor ngecin në Ministrinë e Drejtësisë
![Rekomandimet nga BE për Këshillin Gjyqësor ngecin në Ministrinë e Drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Ministria-e-Drejtesise-780x439.png)
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik nuk kanë dorëzuar propozime për reforma, pasi që kryeministri Hristijan Mickoski publikisht u bëri thirrje që të japin zgjidhje alternative ndaj premtimit të tij parazgjedhor për shpërndarjen e plotë të këshillave. Mickoski vendosi të ndërmarrë këtë hap pas kritikave të opinionit, por edhe të disa ambasadorëve se ideja e tij paraqet ndërhyrje nga ana e ekzekutivit në pushtetin gjyqësor.
“Nuk dhanë asnjë propozim deri më tani kuptohet jemi të hapur për dialog. Nevojiten reforma në këto trupa, patjetër ta përmirësojmë gjendjen, nuk mund ta lëmë të punoni si deri më tani. Kështu që, shpresoj se periudhën në vazhdim do të dalin jashtë asaj që do të thotë vetëm miratim dhe ndoshta do të japin propozime konkrete për atë se çfarë do të diskutohet”, tha Marija Miteva, OBRM-PDUKM.
Këshilli Gjyqësor së fundi theksoi se është e nevojshme të respektohen rekomandimet e Misionit Vlerësues të ekspertëve që BE-ja dërgoi në vend për të propozuar reforma në këshill. Shumica e rekomandimeve të tyre tashmë janë shëndruar në ndryshime ligjore dhe gjenden në Ministrinë e Drejtësisë.
“Ne si grup Blueprint kah fundi i majit kemi përfunduar dhe që atëherë nuk kemi marrë asnjë informacion se ku është ligji, a është dorëzuar në Komisionin Evropian, në Komisionin e Venecias… dhe çka më pas, d.m.th. nuk kemi informacion”, deklaroi Jelena Kadriq, grupi Blueprint për Drejtësi.
Kadriq, e cila është pjesë e grupit të projektit për reformat në drejtësi, thotë se ata do të pranonin ftesën për të bërë propozime, por ata do të ishin përsëri në të njëjtën linjë me ekspertët evropianë.
“Nëse na thërrasin, qoftë ministri, qoftë kryeministri, sigurisht që do të japim kontributin tonë, sepse kemi kohë që punojmë në këtë fushë. Përvoja jonë është e madhe dhe do të mbështesim ndryshimet, megjithatë ndryshimet do të jenë në drejtim të rekomandimeve të Misionit vlerësues”, tha Kadric.
Para se të largohej nga funksioni, ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ndau detaje nga rekomandimet. Sugjerohet që anëtarët e Këshillit të zgjidhen në Kuvend njësoj si anëtarët e Antikorrupsionit. Gjithashtu, në të ardhmen anëtarët E Këshillit të propozohen nga Oda e Avokatëve dhe profesorëve të drejtësisë, si dhe ndryshojnë edhe dispozitat për përvojën e nevojshme në profesion. Ambasadori evropian David Geer së fundi tha se këto rekomandime janë udhërrëfyesi për reformën e Këshillit Gjyqësor./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Qytetarët nuk i njohin anëtarët e rinj të KShPK-së, Komisioni bën revizion të punës së paraardhësve të tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/anti-korrupsioni-380x233.jpg)
Qytetarët nuk i njohin anëtarët e rinj të KShPK-së, Komisioni bën revizion të punës së paraardhësve të tij
![Haradinaj flet për rastin e Faton Hajrizit: Kosova pësoi edhe dy humbje të tjera nga Serbia me këtë ngjarje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-11-1-380x233.jpg)
Haradinaj flet për rastin e Faton Hajrizit: Kosova pësoi edhe dy humbje të tjera nga Serbia me këtë ngjarje
![Agjencia e Energjetikës u bë pjesë e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-5-1-380x233.jpg)
Agjencia e Energjetikës u bë pjesë e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale
![Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Hh-380x233.jpg)
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur
![Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/veturat-e-Radoiciqit-380x233.jpg)
Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bregdeti-380x233.jpg)
"Një mirëmbajtëse tek unë paguhet 1300 euro", sipërmarrësit në Shqipëri flasin për ngritjen e çmimeve në bregdet
![Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/aksident-autostrade-380x233.jpg)
Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar
![Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Slavica-radovanovic-380x233.jpg)
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi
![Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2211-380x233.png)
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Ramiz-Lladrovci-vajza-sos-380x233.jpg)
Ishte braktisur në udhëkryqin Arllat-Llapushnik në vitin 2000, 24-vjeçarja kërkon të gjejë prindërit e saj biologjikë
![Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bellorusja-380x233.jpg)
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu
![Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kufiri-merdares-380x233.jpg)
Mërgimtarët shmangin Merdarin dhe vendkalimet e tjera kufitare me Serbinë
![Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-64-780x439-1-380x233.jpg)
Paralajmërimet për sulme të mundshme nga Serbia: Sensibilizim i duhur apo “trembje” e investitorëve
![Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-22-380x233.png)
Si një përditësim i vetëm shkaktoi ndërprerje globale të internetit?
![A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Faton-Hajrizi-3-380x233.jpg)
A do t’ia dorëzojë Serbia trupin e Faton Hajrizit familjes, flasin juristë e ekspertë të sigurisë