LAJMI I FUNDIT:

Ferguson zgjedh dy yjet që Man Utd duhet të mbajë me çdo kusht këtë verë

Ferguson zgjedh dy yjet që Man Utd duhet të mbajë me çdo kusht këtë verë

Trajneri legjenda, Sir Alex Ferguson ka zgjedhur dy lojtarët që Manchester United duhet të mbajë me çdo kusht në klub.

Skocezi do të hyjë në histori si njëri trajnerët më të mirë që ka pasur ndonjëherë në sportin e futbollit.

Gjatë gjithë kohës së tij 27-vjeçare si trajner i United , Ferguson ndryshoi plotësisht fatin e klubit, duke i çuar ata në 13 tituj të Ligës Premier dhe dy Liga të Kampionëve ndër arritjet e tjera.


Duke folur së fundmi me yllin e TikTok, Jamal Niaz , Ferguson u pyet për ndikimin që kanë pasur të rinjtë Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo.

Dyshja bëri përshtypje gjatë një sezoni të vështirë për ekipin e Erik ten Hag, të dy shënuan në fitoren në finale të FA Cup ndaj Manchester City.

“Është themeli apo jo?. Është zemra dhe shpirti i asaj që ka qenë Manchester United që nga ditët e Sir Matt Busby, i cili filloi të gjithë procesin e besimit të lojtarëve të rinj duke luajtur”, ka thënë fillimisht Ferguson.

“Ata janë të rinj. Ajo që ata po tregojnë për momentin, qetësinë dhe besimin për të luajtur në ekipin e parë dhe për të mos u trembur nga kjo”.

“Në një farë mënyre, kjo ju tregon llojin e guximit që ata kanë. Është një dallim në qeniet njerëzore, disa kanë vullnetin të jenë të tillë [të patrembur në moshë të re]”, përfundoi skocezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do ta bëjë të pamundurën ta largojë nga ekipi top yllin këtë verë

Barcelona do ta bëjë të pamundurën ta largojë nga ekipi top yllin këtë verë

La Liga
Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

La Liga
Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

La Liga
Një miliarder ka krijuar një Manchester United të ri - kështu të duket tani formacioni startues

Një miliarder ka krijuar një Manchester United të ri - kështu të duket tani formacioni startues

Premier League
“Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje tjetër” - stërvitjet e Haaland në malet norvegjeze befasojnë anglezët

“Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje tjetër” - stërvitjet e Haaland në malet norvegjeze befasojnë anglezët

Premier League
Agjenti i yllit të Real Madridit po mundohet ta bind atë të largohet nga ekipi

Agjenti i yllit të Real Madridit po mundohet ta bind atë të largohet nga ekipi

La Liga
Kalo në kategori