LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Alvaro Morata, lojtar i ri i Milanit

Zyrtare: Alvaro Morata, lojtar i ri i Milanit

Klubi italian Milani ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Alvaro Morata nga Atletico Madridi.

Kuqezinjtë kanë kryer tashmë përforcimin e parë në afatin kalimtar të verës. Bëhet fjalë për kapitenin e Spanjës, Morata, i cili vjen nga Atletico Madridi.

Është vet faqja zyrtare e Rossonerëve, e cila ka njoftuar transferimin e sulmuesit spanjoll dhe nënshkrimin e një kontrate katërvjeçare.


"Besimi i klubit dhe Ibrahimovicit" - Morata tregon pse zgjodhi Milanin
Lexo po ashtu "Besimi i klubit dhe Ibrahimovicit" - Morata tregon pse zgjodhi Milanin

“AC Milan është krenar të njoftojë nënshkrimin e Alvaro Borja Morata Martin nga Club Atletico de Madrid”.

“Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën së fundi fitoi Kampionatin Evropian, Morata ka nënshkruar me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit shtesë”, thuhet në njoftim.

Transferimi i Moratës thuhet se i ka kushtuar 13 milionë euro Milanit, aq sa ishte klauzola e lojtarit në kontratën me klubin nga La Liga.

Te Milani, Morata do ta mbajë të veshur fanellën me numër 7. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Man Cityt 'ëndërron' të bashkohet me Mbappen në Real Madrid

Ylli i Man Cityt 'ëndërron' të bashkohet me Mbappen në Real Madrid

Ndërkombëtare
Cilët janë dy lojtarët e ardhshëm që pritet t'i bashkohen Milanit pas Moratas?

Cilët janë dy lojtarët e ardhshëm që pritet t'i bashkohen Milanit pas Moratas?

Serie A
Eriksson emëron dy zgjedhjet e tij kryesore për të zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Eriksson emëron dy zgjedhjet e tij kryesore për të zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë

Përfaqësueset
Koeman: Barça ka nevojë për një lojtar si Mbappe

Koeman: Barça ka nevojë për një lojtar si Mbappe

La Liga
Agjenti i Lamine Yamal kërkon rritje page për adoleshentin - zbulohet qëndrimi i Barcelonës

Agjenti i Lamine Yamal kërkon rritje page për adoleshentin - zbulohet qëndrimi i Barcelonës

La Liga
PSG është gati të lejojë largimin e Ugartes, por Man Utd duhet të paguajë shumën e kërkuar

PSG është gati të lejojë largimin e Ugartes, por Man Utd duhet të paguajë shumën e kërkuar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori