LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj del me statistika: Kritikon Qeverinë Kurti për mungesë në investimet kapitale infrastrukturore

Haradinaj del me statistika: Kritikon Qeverinë Kurti për mungesë në investimet kapitale infrastrukturore

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, aktualisht kryetar i AAK-së, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se po mbyllet mandati i Qeverisë Kurti me shumë pak punë, investime e projekte që do të duhej të ndikonin pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ai tha se shumica e ministrive nuk kanë shpenzuar mbi 30 për qind të buxhetit vjetor për investime kapitale e infrastrukturë në vitin 2021, 2022 dhe 2023.


“Në tri vitet e para, nuk ka filluar e as nuk ka përfunduar ndërtimi i asnjë rruge të rëndësishme në vend. Projektet e filluara, para vitit 2021, janë ndërprerë, duke shkelur kontratat me operatorët ekonomikë, me çka rreth 60 për qind e të punësuarve në këto ndërmarrje, kanë mbetur pa punë”, shprehet Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, janë bllokuar punimet në ndërtimin e kategorisë se rrugëve të reja dhe të autostradave.

Sipas publikimeve të ASK, në vitet 2021 dhe 2022 nuk është ndërtuar asnjë kilometër e rrugëve magjistrale dhe vetëm 9 kilometra rrugë rajonale.

Sipas të dhënave të Buxhetit për vitin 2024, në periudhën 2021-2023, për ndërtimin e rrugëve të reja nuk është investuar asnjë cent, kurse për autostrada, vetëm 13 milionë euro.

Ndërkaq shtoi se të gjitha mjetet buxhetore të parapara për investime në këto kategori të rrugëve për vitin 2023, nuk janë shfrytëzuar por janë bartur në vitin buxhetor 2024, ndërkohë që mjete të reja për këtë vit, janë ndarë vetëm 10 milionë.

“Sipas kornizës së shpenzimeve të parapara me ligjin e buxhetit, rezulton se të gjitha rrugët e rëndësishme, të filluara para vitit 2021, nuk do të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Me këto dinamika zhvillimore, Kosova edhe njëmijë vjet nuk do t’i mbërrijë vendet e zhvilluara”, deklaroi Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Deputeti i LVV-së: Faton Hajrizi është kriminel, Kosova i ka lajmëruar fqinjët për ikjen e tij

Lajme
Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Bekë Berisha: 600 policë të angazhuar për të ruajtur aktivistët e LVV-së, teksa ata incizojnë spot elektoral në Ujman

Lajme
Ramadani: Kosova nuk ka përgjegjësi​ në rastin e vrasjes së policit serb, Beogradi po bën propagandë

Ramadani: Kosova nuk ka përgjegjësi​ në rastin e vrasjes së policit serb, Beogradi po bën propagandë

Lajme
Dugolli për rastin e Faton Hajrizit: Serbia është “oazë mbijetese” për ata që ikin nga drejtësia

Dugolli për rastin e Faton Hajrizit: Serbia është “oazë mbijetese” për ata që ikin nga drejtësia

Drejtësi
Familja Ibishi e teta që merr pronën që u ishte uzurpuar në veri të Kosovës

Familja Ibishi e teta që merr pronën që u ishte uzurpuar në veri të Kosovës

Lajme
Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Flet vëllai i të arratisurit Faton Hajrizi: Jam në Gjermani, ai mi vodhi dokumentet

Elfije Boletini
Kalo në kategori