LAJMI I FUNDIT:

Asnjë befasi, Kroos zbulon tre lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur te Real Madridi

Asnjë befasi, Kroos zbulon tre lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur te Real Madridi

Toni Kroos i ka dhënë fund një karriere të shkëlqyer si futbollist, duke luajtur 10 vitet e fundit te Real Madridi.

Mesfushori gjerman e përfundoi karrierën pas Euro 2024, ku bëri një rikthim te Kombëtarja e Gjermanisë.

Kroos konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit dhe mungesa e një lojtari të tij sigurisht se do të ndihet te Reali.


Deklarata shokuese e Toni Kroos për Gjermaninë po bën jehonë në internet
Lexo po ashtu Deklarata shokuese e Toni Kroos për Gjermaninë po bën jehonë në internet

Ai për 10 vite qëndrim në Santiago Bernabeu ka fituar 23 trofe duke përfshirë pesë herë Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari ka zhvilluar 465 ndeshje zyrtare me Los Blancos duke shënuar 28 gola e duke asistuar në 99 të tjerë.

Kroos me një tjetër letër emocionuese i jep lamtumirën e fundit futbollit
Lexo po ashtu Kroos me një tjetër letër emocionuese i jep lamtumirën e fundit futbollit

Kroos ka qenë mysafirë në podcastin ‘Einfach mal Luppen’, derisa është pyetur për tre futbollistët më të mirë që ka luajtur në karrierë.

“Është e vështirë pasi do të lë dikënd jasht, por nëse duhet të përmend vetëm tre emra ata janë: Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Luka Modric”, ka thënë Toni Kroos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Heroi i Spanjës në Euro 2024 doli nga berberi për t'u befasuar nga ajo që po shihet në rrugë

Heroi i Spanjës në Euro 2024 doli nga berberi për t'u befasuar nga ajo që po shihet në rrugë

Përfaqësueset
Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Çmimi i Yamal, Guler dhe Calafiori rritet pas Euro 2024: Ja sa kushtojnë tani lojtarët më të shtrenjtë në botë

Përfaqësueset
Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Agjenti i Olmos takohet me gjigantin evropian, zyrtarizimi brenda 48 orëve

Bundesliga
FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

FIFA publikon renditjen e re – ‘fluturojnë’ Spanja, Zvicra dhe Turqia, bien Belgjika dhe Portugalia

Ndërkombëtare
Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

La Liga
Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Konfirmohen 11 stadiumet në Spanjë si nikoqire për Botërorin 2030 - mbesin jashtë disa nga më gjigantet

Përfaqësueset
Kalo në kategori