LAJMI I FUNDIT:

E veja e Steve Jobs, blen shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e San Franciskos

E veja e Steve Jobs, blen shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e San Franciskos

Lauren Powell Jobs, e veja e themeluesit të Apple, Steve Jobs dhe presidente e Emerson Collective ka blerë shtëpinë më të shtrenjtë në historinë e San Franciskos.

Powell Jobs shpenzoi 70 milionë dollarë në një rezidencë me pamje panoramike të urës Golden Gate.

Ajo e bleu pronën në Pacific Heights, që gjendet mes shtëpive në pronësi të miliarderit të Oracle, Larry Ellison dhe dizajnerit të Apple, Jonathan Ive.


Pronarët e kësaj shtëpie ishin Sloan Lindemann Barnett, vajza e një miliarderi dhe Roger Barnett, i cili drejton një prodhues të suplementeve shëndetësore.

Ata fillimisht deshën t’ia shisnin për më shumë se 100 milionë dollarë, sipas burimeve pranë marrëveshjes.

Siç raportohet ata e kishin blerë pronën për 33 milionë dollarë në vitin 2011.

Rezidenca, e ndërtuar në vitin 1916, shtrihet afërsisht 1,579 metra katrorë.

Në vitin 2020, shtëpia u përshkrua si një pallat i Rilindjes Spanjolle “i mbështjellë rreth një oborri dykatësh të kurorëzuar me një çati të madhe xhami”, nga Architectural Digest.

Laurene Powell Jobs, ka një pasuri neto prej 10 miliardë dollarësh përmes sukseseve të burrit të saj të ndjerë dhe sipërmarrjeve të saj të biznesit. Pas vdekjes së Steve Jobs nga kanceri në vitin 2011, Laurene u shfaq si një nga gratë më të pasura në botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Kalo në kategori