LAJMI I FUNDIT:

Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë propozimin francez, nuk ka rrugë tjetër

Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut duhet të zbatojë propozimin francez, nuk ka rrugë tjetër

Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk thotë se propozimi francez duhet të zbatohet, nëse Maqedonia e Veriut pretendon të fillojë negociatat me BE-në.

“Ishte e rëndësishme kur diplomacia bullgare vendosi agjendën se si të zgjidheshin konfliktet ndëretnike në Ballkan. Ne e humbëm atë autoritet dhe duhet ta kthejmë atë”, tha ai në një intervistë për “BTA” për çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Kur u pyet për perspektivën evropiane të Ballkanit, Ilhan Kyuchuk tha se prioriteti kombëtar i Bullgarisë është “që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së dhe që kjo lidhje me Bashkimin Evropian të bëhet përmes Sofjes”.


Kur u pyet konkretisht për Maqedoninë e Veriut, ai u përgjigj se varet nga proceset atje. Propozimi francez, i cili në thelb, sipas tij, është një dokument evropian, është një sukses për të dyja diplomacitë.

“Por ajo me patjetër duhet zbatuar: social, politik, me detyrime. Është baza e marrëdhënieve të mira mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut së bashku me marrëveshjen e nënshkruar në 2017. Nuk ka rrugë tjetër. Ky është mesazhi për Shkupin”, tha eurodeputeti bullgar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

Lajme
Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog - dy persona bëhen për spital

Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog - dy persona bëhen për spital

Kronika e Zezë
Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it

Drejtësi
Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Lajme
Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat

Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat

Lajme
NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori