Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se paralajmërimet e qeverisë për kërcënime serioze nga Serbia për sulme në veri të vendit janë “vetëm për konsum të brendshëm politik”.
Haziri theksoi se, ndonëse rreziku potencial duhet trajtuar me seriozitetin më të madh, Lëvizja Vetëvendosje po e bën çështjen pjesë të diskutimit të përditshëm politik.
“Gjithmonë janë serioze dhe gjithmonë janë trajtuar me seriozitetin më të madh. Por, kanë qenë këto kërcënimet e vlerësuar brenda institucioneve. Ajo çka po ndodhë tani për dallim, është bërë çështje ditore dhe konsum politik i vazhdueshëm duke e sjellë në emër të lajmit dhe në emër të vlerësimeve përtej kësaj, çdo ditë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se përmendja e shpeshtë e termit luftë në kohë paqe për Kosovën është në kundërshtim me përpjekjet e vendit për të ruajtur paqen edhe pas luftës
“Ajo çka e kam përmendur unë i ka disa kohë, përmendja shpeshtë e termit luftë në kohë paqe për Kosovën është në kundërshtim më atë që Kosova ka luftuar për paqe edhe në kohë të luftës. Tash e 25 vjet Serbia nuk ka ndryshuar, ndaj Serbisë ka pasuar masa kufizuese të NATO-s edhe në kufi ajror edhe në kufi tokësorë dhe në rrjedha të lumenjve…”, ka thënë Haziri në “FIVE” të Dukagjinit.
Haziri ka theksuar se deklarimet publike për kërcënime ndaj popullit dhe publikimi i filmimeve duke u larë në Ujman nuk pasqyrojnë realitetin e situatës.
Ai shtoi se, nëse ekzistojnë kërcënime të sigurisë, organet përkatëse duhet të marrin masa dhe kufizime të duhura.
Sipas Hazirit, informacionet se Serbia po përgatitet në Novi Pazar dhe në disa qendra të tjera pranë kufirit të Kosovës janë më shumë për konsum të brendshëm politik se sa kërcënime reale për sigurinë e Kosovës.
“Çdo të me dal dhe me proklamu këtë kërcenim karshi popullit dhe në të njëjtën kohe me nxjerrë filmime/incizime duke u larë në Ujman, është në kundërshtim më atë çka po ndodhe në të vërtetë. Sepse nëse ka kërcënime të sigurisë ka masa dhe kufizime që organet i dinë i vlerësojnë dhe i vendosin. Por kjo sjellje në publik me burimin e informacione se Serbia po përgatitet në Novi Pazar në pjesën e Sanxhakut, apo në 42 apo 72 qendra të ndryshme për skaj të Kosovës është më shumë për konsum të brendshme se sa kërcënime real për sigurinë në Kosovë… Politika nuk duhet më llomotit shumë, duhet me i lënë njerëzit profesionist me u kujdes për sigurinë në Kosovë”, ka shtuar Haziri. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker