LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, nga e marta reduktime të ujit në disa zona të Lipjanit

Temperaturat e larta, nga e marta reduktime të ujit në disa zona të Lipjanit

Për shkak të temperaturave të larta dhe në lagjet periferike të qytetit të Lipjanit dhe disa fshatra të cilat janë të kyçura nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit, do të kenë reduktime nga e marta më 16.07.2024.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” – Njësia operative e ujësjellësit në Lipjan.

Sipas tyre, për shkak të ngritjes së temperaturave ka 10 deri në 20 për qind zvogëlim të kapaciteteve eksploatuese të prodhimit të ujit të pijshëm nëpër puset e komunës së Lipjanit.


Rritja e temperaturave të larta ka shkaktuar rritjen e konsumit enorm të ujit të pijshëm nga konsumatorët NjOU Lipjan”- thuhet në njoftimin e KRU-së.

Oraret e këtyre reduktimeve do të jenë 3 orë me ujë dhe 3 orë pa të, deri në rënien e temperaturave – sipas njoftimit të KRU-së

Gjithashtu, KRU ka njoftuar së reduktimet e ujit në këto zona të Lipjanit janë të detyrueshme të bëhen për shkak të  kapaciteteve të pamjaftueshme të prodhimit si dhe furnizimit  me ujë të disa konsumatorë që banojnë në katet e larta të banimit kolektiv.

“Me kapacitetet momentale prodhuese që i kanë puset, nuk ka mundësi të bëhet furnizim i rregulltë me ujë të pijshëm në këto zona të shërbimit, prandaj jemi të detyruar të fillojmë me reduktime për të pasur furnizim disa konsumatorë që banojnë në katet e larta të banimit kolektiv”- thuhet në njoftimin e KRU-së.

Kosova po përballet me temperatura të larta, të cilat gjatë kësaj jave pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Për shkak të motit, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizim të orarit të punës për disa kategori të qytetarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori